Akuzohen për vrasjen e Ramazan Mataj në Shkodër, dalin para gjykatës dy vëllezërit Hasa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur seanca gjyqësore në gjykatën e Shkodrës ndaj Arjon dhe Klisman Hasa dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e Ramazan Matajt më 5 Janar fshatin Dragoç të Postribës.  Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Sipas policisë, 29-vjeçari Arjon Hasa dyshohet se ka qenë organizatori dhe autori i vrasjes së 33 vjeçarit ndërsa vëllai i tij ka siguruar kushtet për të kryer krimin dhe ka fshehur armën e zjarrit. Sipas uniformave blu, Arjon Hasa fajësonte Ramazan Matajn për divorcin e motrës së tij dhe për këtë arsye e ka ekzekutuar.

Në dëshminë e dhënë për Policinë e Shkodrës, Arjon Hasaj ka treguar se arsyeja pse e ka vrarë Ramazan Matajn ka qenë për shkak të një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh dhe se ai i kishte prishur dy martesa asaj.

“Unë nuk jam kriminel, por për faj të Ramazan Mataj nuk kishim më asnjë mundësi të jetonim këtej. I kemi shkuar 6 muaj më parë, I kemi thënë motrën tonë e ke ndarë nga dy burra, na lër rehat se boll probleme kemi të shkaktuara prej teje. Ai jo vetëm që nuk ndaloi, por ka vazhduar edhe duke shpërndarë video të motrës sonë. Ne nuk kishim më fytyrë të dilnim nga shtëpia, nga turpi dhe rëndesa që na shkaktonte çdo ditë. Hapa para pak ditësh një instagram me profil të rremë ku fola dhe caktova takimin. Pasi e kam qëlluar e fshehra armën në oborrin e shtëpisë. As vëllai as babai nuk e dinin që unë do bëja vrasjes. Unë nuk jam kriminel, por Ramazan Mataj nuk ka lënë rehat të jetojmë.”

Ndërkohë, vëllai i autorit, 20 -vjeçari Klisman Hasaj nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje.

Lexo edhe :  Pushohen çështjet ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu

Mbi Arjon Hasajn rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, ndërsa mbi Klisman Hasajn vepra penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”/K.K

Të fundit

Pas një operacioni kirurgjikal, Kryepeshkopi Janullatos del me sukses nga salla

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka dalë nga salla e operacionit pasditen e sotme, ku iu nënshtrua një operacioni...

Kush do ta fitojë edicionin e katërt të Big Brother VIP? Ja çfarë tregojnë yjet

Të ftuara në “Pardon My French” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”. Ato këtë herë kanë folur mbi...

“Shpresa te diaspora”/ Berisha u jep udhëzime deputetëve në mbledhjen e grupit

Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike, duke u dhënë deputetëve një porosi të qartë për angazhimin e...

Përplasje e tensionuar në Big Brother Vip, Gjesti përballet me kërcënime verbale

Një situatë tensionuese ndodhi mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania,” ku Gjesti u përball me kërcënime nga Gerti pas një...

Raporti i kredive me probleme në Shqipëri bie në nivelin më të ulët prej 16 vitesh

Raporti i kredive me probleme ra përsëri në nëntor të vitit të kaluar, duke arritur një nivel të ri minimal për 16 vitet e...

Lajme të tjera

Web TV