A do të bjerë dëborë në Tiranë? Meteorologia: Ja çfarë parashikohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Lajda Porja foli sot lidhur me motin e përkeqësuar në vendin tonë. E pyetur nëse do të ketë reshje dëbore edhe në kryeqytet, Porja tha se në Tiranë nuk do të ketë dëborë.

Moti i keq, arrin në një metër trashësia e dëborës në qarkun e Dibrës, ndërprerje e mësimit në 60 përqind të shkollave
Më pas ajo tha se sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta dhe se në veri dhe në verilindja pritet të mos ketë reshje.

Porja tha se temperatura minimale është regjistruar në Peshkopi, me -6 C, ndërsa maksimalja nuk ka shkuar më shumë se 8 gradë celcius.

Ndërkohë që për nesër ajo tha se temperatura minimale pritet të kapë vlerën e minus dhjetë gradë celcius.

“Sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta, veriu dhe verilindja pritet të mos ketë reshje. Nga mbrëmja e djeshme ka zbritur i ftohti polar nga Poli i Veriut dhe ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm të situatës termike”, tha meteorologia./    S,M

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV