Flakët vazhdojnë të përpijnë qytetin e Los Angeles. Që nga 7 janari, qyteti amerikan ka përjetuar një prej katastrofave më të madhe në vend. Mijëra njerëz janë evakuuar nga banesat me dyshimin se kur të kthehen nuk do t’i gjejnë më shtëpitë e tyre. Megjithatë, gjëja më e rëndë është se tashmë janë regjistruar 24 të vdekur.
Parashikimet për ditët në vijim nuk premtojnë një situatë të favorshme. Era do të fillojë të fryjë më e fortë nga dita e sotme dhe ekspertët besojnë se ky mund të jetë një nga shkaqet që do të sjellë përhapjen më të madhe të zjarrit. Kështu, shumë janë tashmë duke u përgatitur për orët kritike në qytetin e Hollivudit.