Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat në Shqipëri?”. Gjatë debatit, Tiço tha se një nga arsyet pse gratë sot e shohin martesën si diçka të largët është dëshira e tyre për të qenë të pavarura dhe të suksesshme në karrierë.

“Çdo grua ndihet mirë kur hyn në një lidhje martese me atë që dikur ta jepte familja, pra, të ardhura, shtëpi…

Unë mund të kem rreth 10 shoqe beqare, shumë të zonja me shtëpi të tyre, me rroga të tyre, dhe asnjë burrë shqiptar nuk do të donte të kishte një grua të tillë,” – u shpreh gazetarja.

E pyetur se përse ndodh kjo, ajo u përgjigj: “Ata do të donin një grua që të ishte në nivel më të ulët se ata… Pra, për këto gra shumë të emancipuara, ka shumë pak burra të emancipuar.”/    S,M

Të fundit

Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor

Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza është evakuuar në vendin tonë për një trajtim të specializuar mjekësor. Lajmi është bërë i...

Netanyahu akuza Hamasin: Është tërhequr nga disa pjesë të marrëveshjes së armëpushimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sot Hamasin se ishte tërhequr nga disa pjesë të marrëveshjes së armëpushimit në Gazë dhe tha se kabineti i...

8 strategji për të qetësuar nervat tuaja përpara një loje apo gare

Një nga situatat më të frikshme në botën e sportit janë nervozizmi para një loje. Pavarësisht se është një fenomen shumë i zakonshëm, e...

130 tërmete në 5 orë, gati të shpërthejë vullkani në Europë

Vullkani Bárðarbunga, i cili vlerësohet si i dyti më i madh në Islandë, ka shkaktuar më shumë se 130 tërmete në vetëm pesë orët...

Armëpushimi në Gaza/ Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka cilësuar si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit Izrael-Hamas, marrëveshjen e armëpushimit të arritur dje...

Lajme të tjera

Web TV