Familja Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë/ Ja çfarë roli do të marrë secili anëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Melania, Eric, Donald Jr., Ivanka dhe Barron, e gjithë familja Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë të hënën pas inaugurimit të Donald Trump. Po çfarë roli do të ketë secili anëtar i familjes?

Edhe pse të afërmit e tij pritet të jenë më pak të përfshirë në këtë mandat të dytë të Trump, disa pritet të mbajnë një rol kyç si këshilltarë jozyrtarë të republikanit.

Gruaja e tretë e Trump, Melania, me të cilën ai u martua në vitin 2005, po kthehet si zonja e parë e SHBA. Ish-modelja 54-vjeçare do të banojë në Shtëpinë e Bardhë me ndërprerje, sipas CNN, siç bëri gjatë mandatit të parë të bashkëshortit të saj.

Tradicionalisht, zonjat e para të SHBA-së përfshihen në organizimin e darkave zyrtare dhe duke marrë përsipër të promovojnë çështjet sociale. Herën e parë që mori këtë rol, Melania Trump u përfshi në luftën kundër ngacmimeve në internet.

Djali i madh i presidentit amerikan, biznesmeni 47-vjeçar Don Jr ushtroi ndikim të madh te babai i tij për të zgjedhur J. D. Vance si zëvendëspresident. Donald Trump Jr nuk pritet të marrë një rol zyrtar në Shtëpinë e Bardhë, por do të mbetet nënkryetar ekzekutiv i biznesit familjar, Organizata Trump. Ivanka Trump u distancua nga politika në fund të mandatit të parë të babait të saj , pasi ishte një nga këshilltaret e tij kryesore.

“Unë e di koston e kësaj dhe nuk jam gati t’ua vë atë fëmijëve të mi,” tha së fundmi Ivanka, 43 vjeçe, nënë e tre fëmijëve.

Bashkëshorti i saj Jared Kushner ishte gjithashtu këshilltar i Trump në mandatin e tij të parë, duke u marrë kryesisht me liderët e vendeve të Gjirit gjatë periudhës kur SHBA po negocionte përfundimin e Marrëveshjes së Abrahamit për të normalizuar marrëdhëniet e saj me Izraelin.

Lexo edhe :  Kjo është Zonja e parë e re e Sirisë, por çfarë dihet deri më tani për të?

Këtë herë, thekson CNN, Kushner nuk do të ketë një rol zyrtar, por do të jetë një këshilltar jozyrtar i Trump për çështjet e Lindjes së Mesme.

Eric Trump, 41 vjeç, më i riu nga fëmijët e Trump nga martesa e tij e parë, ishte nënkryetar i Organizatës Trump gjatë mandatit të parë të babait të tij, duke u shfaqur në mitingje dhe në televizion për ta mbrojtur atë.

Ai pritet të mbajë të njëjtat role edhe në mandatin e dytë të Trump. Bashkëshortja e tij, Lara Trump, e cila po përpiqet të bëjë karrierë si këngëtare, së fundmi dha dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Republikane.

Një fëmijë i vetëm nga martesa e Trump me Marla Maples, Tiffany kishte bërë disa paraqitje publike në krah të babait të saj gjatë mandatit të tij të parë. 31-vjeçarja e diplomuar në drejtësi ka marrë pjesë në disa mitingje në vitin 2024, por planifikon të qëndrojë larg politikës, ndërkohë që sipas mediave amerikane, ajo është në pritje të një fëmije.

Gjatë mandatit të parë të Trump, nëna e tij Melania e mbrojti atë nga sytë e publikut, por tani 18-vjeçari Barron duket i gatshëm të fillojë rrugën e tij në politikë.

Një student në NYU në Nju Jork, fëmija më i vogël i Donald Trump ka qenë një pjesë e rëndësishme e strategjisë së republikanit për të tërhequr të rinjtë në 2024, duke përfshirë inkurajimin e tij për të intervistuar Andy Ross, një YouTuber i njohur. Charles Kushner, babai i Jaredit, do të jetë ambasadori amerikan në Francë.

Edhe pse u dënua për evazion fiskal dhe ryshfet për dëshmitarë, Trump e fali atë në vitin 2020. Massoud Boulos, vjehrri i Tiffany Trump, do të jetë këshilltari i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme./   S,M

Të fundit

A do të tërqihet Fedez nga Sanremo? Reagon ekipi i tij

A do të tërhiqet Fedez nga Sanremo? Jo, ekipi i tij e ka mohuar. Thashethemet kanë qarkulluar prej disa...

Meta dhe Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, caktohet relatori

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekurset e depozituara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kundër masave të sigurisë. Në këtë gjykatë Meta kërkon të...

Arratisja e të burgosurit, lirohen tre gardianët e burgut të Shënkollit

Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga qelia. Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe...

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Një ekip shkenctarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron....

Misioni i ri i NATO-s: “Roja e Baltikut”

Vendet e NATO-s kanë nisur një operacion të ri që synon rritjen e mbikëqyrjes dhe shfaqjen e një pranie më të fortë në Detin...

Lajme të tjera

Web TV