Gati Diella në e-Albania, Rama: Ndihmësja zadrimore sapo ka dalë nga inkubatori i AI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për disa muaj e-Albania do të ketë edhe një asistente virtuale që do të ndihmojë përdoruesit përmes zërit. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili thotë se Diella nga Zadrima, ashtu siç e kanë quajtur asistenten virtuale, sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t.

“Mirëmëngjes dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë”,njoftoi Rama.

Ndërkohë nëpërmjet një video, një prezantim e bën edhe vetë Diella.

“Unë jam asistenti juaj virtual i krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Komunikoni më shpejt dhe më lehtë, tashmë edhe me mesazhe zanore. Futuni në profilin tuaj në e-Albania dhe kërkoni ndihmën time. Unë do të marr informacion nga institucioni publik nga i cili kërkoni shërbim dhe do t’ju jap përgjigjen e detajuar. Përgjigjet janë të shpejta dhe të sakta, por ato nuk janë këshilla zyrtare dhe as opinione të autoriteteve përgjegjëse. Përdorimi i asistentit virtual është opsional. Në çdo rast ju mund të përdorni e-Albania dhe shërbimet e saj pa përdorur asistentin virtual”, shprehet Diella./kb

Të fundit

Celibashi kërkon rritjen e afatit për ankim në gjykatë për votuesit e diasporës

Komisioneri Ilirjan Celibashi kërkon ndërhyrje të re në kodin elektoral edhe për afatet e ankimimit në gjykate të votuesve...

Ja se si Hakerët dhe 007 shohin, lexojnë dhe përgjojnë jetën tonë

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (SHBA) ka lëshuar një këshillë për sigurinë kibernetike që dy pajisje "CMS8000" nga Contec Medical Systems - një...

Çfarë nuk e konsumojmë kurrë me stomakun bosh

Shumë prej nesh zgjohen në mëngjes dhe kanë një rutinë të bazuar kryesisht në nxitimin tonë për të shkuar në punë. Për shembull, shumë prej...

Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn

Nga Mero Baze Me qindra njerëz të varfër të shtunën do merren nga rrethet me furgona dhe autobuza plus 20 mijë lekë të vjetra për...

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Nga Kreshnik Spahiu Sapo lexova një pyetsor me fëmijët shqiptar në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e...

Lajme të tjera

Web TV