Agnesa, e mbijetuara e Aushvicit: Sot bota nën mizori, nuk mësoi nga ‘ferri i ferreve’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

”Bota po përjeton mizori të tmerrshme, duke dëshmuar se mësimet nuk nxirren me disa përkujtimore të ferrit të së shkuarës, siç ishin kampet e nazizmit, mes tyre ferri i Aushvicit”. Ky është mesazhi i Agnes Darvas, e mbijetuara 92-vjeçare, ndërsa me 27 janar përkujtohet 80-vjetori i çlirimit nga trupat britanike i kampit ku ajo ndodhej.

Nga një xhup i vjedhur në geto dhe prerja e flokëve nga nëna e saj për t’u shpëtuar parazitëve. Kështu Agnes Darvas shpëtoi nga dërgimi drejtpërdrejt në dhomat e gazit me fëmijët e tjerë kur u deportua nga Hungaria në Auschwitz në vitin 1944. Ai xhup dhe stili i përkohshëm i flokëve e bënë të dukej më e moshuar për Josef Mengele, i quajtur ndryshe “Engjëlli i Vdekjes” në Auschwitz. ‘’Ai përcaktonte kush ishte i aftë për punë në kamp dhe kush do të ekzekutohej, tregoi për Reuters Darvas, tashmë 92 vjeçe.

“Gjatë përzgjedhjes, Mengele u mashtrua nga flokët e mi të shkurtra dhe xhupi, edhe pse isha vetëm 12 vjeç,” tha ajo në shtëpinë e saj në Budapest, para përvjetorit të 80-të të çlirimit të Auschëitz më 27 janar.

Ajo dhe nëna e saj u dërguan në kampin Plaszow për të punuar me kazmë në një gurore dhe më pas u transferuan në një kamp tjetër përqendrimi, Mauthausen. Kur arritën në kampin e exterminimit Bergen-Belsen, ajo nuk mund të ecte më; mund të lëvizte vetëm duke tërhequr trupin, për shkak të tifos dhe kolerës që kishte marrë nga uji i ndotur.

Në ditët para se ky kamp të çlirohej nga trupat britanike më 15 prill 1945, nuk kishte fare ujë. Ajo e përshkruan atë si “ferrin e të gjitha ferreve.” “Britanikët erdhën… përdorën altoparlantë nga makinat duke thënë se tani jeni të lirë dhe do t’ju nxjerrim nga ky ferr,” tha ajo. “Ne rrethoheshim nga grumbuj trupash të vdekur.”

Lexo edhe :  Çfarë nënkupton ndalimi i TikTok-ut për konkurrencën SHBA-Kinë

Mbi 1.1 milion njerëz, shumica e të cilëve hebrenj, humbën jetën në Auschwitz, kampin e vdekjes të ngritur nga Gjermania naziste në Poloninë e pushtuar për të zbatuar atë që Hitleri e emërtoi si “Zgjidhja Përfundimtare” për të zhdukur hebrenjtë evropianë. Gjysmë milioni hebrenj hungarezë u vranë aty dhe në kampet e tjera të exterminimit nazist në vitin 1944, duke përfshirë të gjithë familjen e zgjeruar të Darvas.

“Kemi pasur një familje mjaft të madhe, 72 nga ne ishin të afërm, kushërinj, halla,” tha Darvas, duke shfletuar fotografi të fëmijërisë së saj të lumtur dhe, siç thotë ajo, edhe të llastuar në vilën familjare.

Por Agnes thotë se bota ende nuk ka mësuar leksionet e tmerreve që kaq shumë njerëz kanë përjetuar. “Njerëzit besojnë se nëse përkujtojmë, këto gjëra nuk do të ndodhin më. Epo, kjo ndodh çdo ditë, ndoshta jo me hebrenj, por me disa grupe të tjera etnike… nuk ka pasur kurrë kaq shumë mizori në botë.”/e.t

Të fundit

Harry dhe Meghan dhe dështimi i podcastit!/ Këngëtaret që refuzuan të shfaqeshin në të

Sipërmarrja e dështuar e podkastit të Princit Harry dhe Meghan Markle u pengua pjesërisht nga të famshëm si Taylor...

KQZ apel qytetarëve: Nëse kërkesa për regjistrim ju është refuzuar, mund të riaplikoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau sot disa prej pyetjeve më të shpeshta që bëjnë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që duan të regjistrohen...

Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas 2 raundeve, kampion në peshat e rënda

Philadelphia, SHBA - Boksieri shqiptar Kristian Prenga është fituesi i titullit "World Heavyweight Title" për peshat e rënda. Mirditori nuk e pati të vështirë kundër amerikanit Juan...

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të rikthente qasjen në këtë aplikacion...

Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama për modernizimin e Partisë Socialiste. “Unë...

Lajme të tjera

Web TV