Në parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta, ka nisur censusi i shpendëve dimërues ujor për vitin 2025.
Në të morën pjese katër ekipe numëruesish të cilët vëzhguan në pika të ndryshme shpendët ujore.
Sipas tyre, zona Divjakë- Karavasta ka numrin më të madh të shpendëve ujore në Shqipëri, mesatarisht 36 mijë individë.
Këtë vit numri është ulur paksa për shkak te ndryshimeve klimaterike në të gjithë Ballkanin, por edhe te ndërhyrjes se njeriut nëpër ekosisteme si ndotja apo urbanizimi.
Numri më i lartë i shpendëve të regjistruar ka qenë në vitin 2002 me 82 mijë shpendë të egër.
Pelikani kaçurrel, shqiponja e kënetës, çafkat,bilbili i ujit etj janë shpendët që ndeshen më së shumti ne Divjakë. I gjithë eksistemi duhet ruajtur nga ndotjet .
Këtë vit censusi do te drejtohet nga 7- eksperte dhe ne të do të përfshihen stafet e 12- agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare, si edhe vullnetare.
Censusi në Shqipëri është pjesë e censusit Ndërkombëtar të shpendëve ujore dhe kryhet ne mbi 140 vende të botës./K.K