A po i adreson sistemi i sigurimeve dëmet pezull?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i dëmeve pezull nga kompanitë e sigurimit u rrit përsëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të nëntorit 2024 kompanitë e sigurimit të jo-jetës raportuan 12,897 dëme pezull, me një rritje prej 22.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet pezull janë rritur gjithashtu edhe në vlerën e tyre. Sipas të dhënave nga AMF, në fund të nëntorit 2024 vlera e dëmeve pezull arriti në 7.04 miliardë lekë, 13.25% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Dëmet pezull përfshijnë rastet në proces vlerësimi, dëmet e miratuara, por të papaguara, apo edhe dëmet që janë objekt i çështjeve gjyqësore.

Normalisht, kompanitë e sigurimeve kanë gjithmonë një numër të caktuar dëmesh pezull në çdo kohë për shkak të kohës së nevojshme për trajtimin e tyre apo edhe për shkak të zhvendosjes së çështjeve në gjykata, në rastet kur klienti nuk është dakord me masën e dëmit të vlerësuar nga kompania e sigurimit. Megjithatë, vitin e kaluar praktikat e dëmeve pezull janë rritur.

Pjesërisht rritja e numrit të dëmeve pezull mund të shpjegohet me shtimin e dëmeve apo ngjarjeve të sigurimit të ndodhura në total. Për 11-mujorin 2024, kompanitë e sigurimit të jo-jetës raportuan 66,895 dëme të paguara, në rritje me 15.9% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, nëse shohim raportin mes dëmeve pezull në raport me dëmet totale të raportuara (dëme të paguara plus dëme pezull), ky raport është rritur në 16.2%, nga 15.4% që kishte qenë një vit më parë.

Ligji “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” që u miratua në vitin 2021 parashikon që afati për trajtimin e dëmeve ndaj personave nga kompania e sigurimit do të jetë 90 ditë, ndërsa afati i dëmtimeve në pronë do të jetë 30 ditë.

Lexo edhe :  Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë

Megjithatë, për dëmet në vlerë të vogël, deri në 100 mijë lekë është përcaktuar një afat më i shkurtër, prej 14 ditësh. Më tej, shoqëria e sigurimit duhet të kryejë pagesën e dëmshpërblimit brenda 14 ditëve pas përfundimit të afatit të trajtimit të dëmit dhe nënshkrimit të deklaratës së pranimit të dëmshpërblimit.

Në rast të mosrespektimit të afatit të përcaktuar në këtë nen, palës së dëmtuar i lind e drejta e përfitimit të interesit të pagueshëm për çdo ditë vonesë në shlyerjen e dëmshpërblimit nga shoqëria e sigurimit.

Pavarësisht se ligji i ri është përpjekur të ulë afatet e trajtimit të çështjeve me vlerë të vogël, sërish numri i dëmeve pezull në sigurime dhe pjesa e tyre në raport me totalin paraqitet në rritje./Monitor/    S,M

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV