Lulzim Basha merr parti me qira, ja skema për të hyrë në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha do të ketë partinë e tij, por jo të re, por të huazuar nga një parti e vogël, që drejtohej nga Edmond Stojku.

Thënë ndryshe, partia Aleanca Demokracia e Re, do të marrë emrin Koalicioni Euroatlantik, dhe do të ketë një tjetër kryetar, teksa aktualisht sipas Besart Logut, i ftuar në studion e Breaking me Fiori Dardha në Top News, po kryhen procedurat për ndryshimin e emrit dhe kryetarit.

Besart Logu u shpreh se edhe pse ka qenë në krah të Lulzim Bashës, nuk pranon që vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të dalë me një parti të re, por do të jetë pjesë e Partisë Demokratike.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, konfirmoi një gjë të tillë, i cili theksoi se pjesa krah Lulzim Bashës u përça, pasi një pjesë kërkonte krijim të një partie të re, e pjesa tjetër nuk pranonin të mos ishin pjesë e PD, por të luftohej për të, pasi lufta ishte për parime dhe jo interesa personale./    S,M

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV