4 mënyra të thjeshta si të rrisni aftësitë e të menduarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse mendoni se të menduarit është një proces që ndodh në mënyrë ideale tek të gjithë njerëzit, në fakt gaboheni! Neuroshkencëtarja Emily McDonald ka shpërndarë një video në TikTok që ka marrë virtualisht vëmendjen e mijëra njerëzve për mënyrat që nxisin lindjen e qelizave të reja të trurit që çojnë në një aftësi më të mirë të të menduarit.

Nëse jeni kuriozë se cilat janë këto metoda, ja për çfarë bëhet fjalë:

#1 Bëni stërvitje të rregullt

“Aktiviteti fizik në natyrë apo palestër është provuar rrit nivelet e proteinave që mund të ndihmojnë në lindjen e neuroneve të reja,” thotë McDonald. Stërvitja, qoftë edhe ajo me intensitet të ulët ndikon te rrahjet e zemrës dhe forcimin e kujtesës.

#2 Meditimi

Disa studime tregojnë se meditimi mund të stimulojë ndryshime strukturore në hipokampusit, një rajon ku neurogjeneza (lindja e qelizave të reja) ndodh tek të rriturit. Natyrisht, që meditimi si proces vlen edhe për përmirësimin e gjendjes mendore dhe fizike, por njëherësh ndikon edhe në relaksimin e qelizave të trurit që ndikojnë në aftësinë e të menduarit.

#3 Konsumoni ushqime të pasura me polifenole

Polifenolet që gjenden në çokollatën e zezë, manaferrat, dardhat, rrushi dhe vera e kuqe kanë fuqi anti-oksiduese dhe anti-inflamatore që mbrojnë trurin nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe për pasojë parandalojnë edhe sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.

#4 Dilni në diell

Nivelet e proteinave në tru duket se janë të lidhura me stinët, ndaj sa më të ulëta që të jenë ato si zakonisht nga janari në maj, aq më pa humor ndihemi.

“Rrezet e diellit mund të rrisin nivelet tona të BDNF-së (nivelet e faktorit neurotrofik që rrjedh nga truri). Ndaj, duhet të ekspozoheni sa më shumë në diell,” shton McDonald.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh në mendjen tonë kur e anashkalojmë vaktin e mëngjesit

Vetëm mos harroni kremin tuaj të diellit!/     S,M

Të fundit

Ndërron jetë aktorja e dashur e serialit “Squid Game”

Aktorja e njohur koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur...

Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën këngëtarja

Sot, më 3 shkurt, këngëtarja Elvana Gjata feston ditën e lindjes. Ajo mbush 38 vjeç, e duhet pranuar se ngjan si një vajzë 20-vjeçare. Në...

Në Gjermani, Berisha takohet me kandidatin për kancelar: Ogur i bardhë për opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar në Gjermani me kandidatin për kancelar, Friedrich Merz. “Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU....

“Shfryhet” rritja e euros, monedha europiane zbret përsëri drejt kufirit të 99 lekëve

Kursi i këmbimit të euros e ka nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye...

A lidhet autizmi me shëndetin e nënës gjatë shtatzënisë?

Në studimet mbi shkaqet e supozuara që mund të kontribuojnë në çrregullimet neuro-zhvillimore si çrregullimet e spektrit të autizmit, shpesh përmenden disa sëmundje që mund të...

Lajme të tjera

Web TV