Njihuni me kombinimin e ushqimeve që i bëjnë mirë zorrëve tuaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zorra është organi më i madh “shqisor” i trupit tuaj.

Kjo do të thotë që ajo e di vetë se çfarë po ndodh brenda jush. Kjo është arsyeja pse emocionet tuaja… ‘përfundojnë’ në stomak.

Në fakt, sistemi tretës çliron 90% të serotoninës së trupit, e cila luan një rol kyç në disponimin tuaj pasi ndikon në oreksin, emocionet, lëvizjen, sjelljen dhe funksionet e sistemit nervor.

Pra, për ta mbajtur zorrën tonë “të lumtur” dhe të shëndetshme, duhet të konsumojmë probiotikë dhe fibra.

Probiotikët

Sa më shumë që mësojmë për mikroorganizmat që jetojnë në zorrën tonë, aq më shumë kuptojmë se sa e vërtetë është thënia e vjetër “ne jemi ajo ç’ka hamë”.

Fauna e zorrëve ndikohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë stresin, zakonet e jetesës, marrjen e antibiotikëve dhe – ndoshta më e rëndësishmja – dietën tonë të përditshme.

Lajmi i mirë është se ka disa baktere “miqësore”, probiotikë, që mund të rivendosin ekuilibrin në zorrë dhe të promovojnë shëndetin e përgjithshëm.

Probiotikët gjenden kryesisht në ushqimet e fermentuara si djathi, kosi, kefiri, turshitë dhe lakra turshi.

Kur konsumoni këto ushqime, mikroorganizmat e gjallë që ato përmbajnë kalojnë përmes sistemit tuaj të sipërm të tretjes dhe përfundojnë në zorrën tuaj të trashë, ku në fund jetojnë dhe shumohen, duke forcuar kështu mbrojtjen e trupit.

Fibrat
Sipas ekspertëve në Klinikën Cleveland, fibra ju ndihmon të ndiheni më të ngopur më gjatë, përmirëson tretjen, ul nivelin e kolesterolit dhe lidhet me një rrezik më të ulët të shumë sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të fibrave: të tretshme dhe të patretshme. Fibrat e tretshme shpërndahen në ujë, duke ndihmuar në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të glukozës dhe kolesterolit në gjak, sipas klinikës Mayo. Ushqimet e pasura me fibra të patretshme e bëjnë më të lehtë lëvizjen e ushqimit përmes sistemit tuaj të tretjes.

Lexo edhe :  Me apo pa lëkurë? Si duhet të konsumohet molla

Mëngjesi me probiotikë dhe fibra

Përbërësit

1 filxhan kos
2-3 lugë gjelle muesli (me tërshërë dhe fara)
1 mollë ose banane e vogël, e prerë në feta
1 lugë gjelle fara liri ose chia
1 lugë çaji mjaltë (opsionale)
Disa pika limoni ose kanellë (opsionale)
Përgatitja

Hidhni kosin në një tas.

Shtoni muesli, fruta sipas dëshirës tuaj, fara liri ose chia dhe nëse dëshironi pak mjaltë ose kanellë për shije.

Përziejini mirë të gjithë përbërësit.

E lemë të “pushojë” për 5-10 minuta, që muesli të zbutet./K.K

Të fundit

Bleona Qereti bën për ‘ujë të ftohtë’ Arjan Çanin: Mos e zë emrin tim më me gojë se…

Epo u deshën vetëm pak ditë që Bleona Qereti me zë e figurë t’i përgjigjej Arjan Çanit pas deklaratave...

Përplasjet SHBA-Kolumbi, arrihet marrëveshja për riatdhesimin e emigrantëve

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kolumbia ka pranuar të lejojë riatdhesimin e emigrantëve të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, pas një konflikti diplomatik...

Përkujtohet Holokausti, Hasani: Ky rast solemn na sfidon të mësojmë nga historia

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social “X”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Z. Igli Hasani ka reaguar në lidhje me 27...

Nga pastruese në biznesmene VIP në SHBA/ Historia e suksesit e emigrantes shqiptare

Mirela Kanini është shqiptarja që po korr sukses në SHBA. Ajo ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, historinë e...

Revolucioni teknologjik, të rriturit shqiptarë, më të painteresuarit në botë

Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me...

Lajme të tjera

Web TV