Armand Duka në radion Kiss Kiss, “jep mend” për UEFA-n

Duka tha se faza finale e Ligës së Kampioneve do të jetë në Stamboll. Ai nuk fshehu divergjencat me qeverinë Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit nuk i ka dhënë ende “dum” punëve të shtëpisë, por në spektrin europian mundohet disi të japë qartësi në mjegullën që ka rrethuar futbollin për shkak të pandemisë. Armand Duka, presidenti i FSHF tha për radion “Kiss Kiss” të Napolit se faza finale e Ligës së Kampioneve do të jetë e gjitha në Stamboll.

Sigurisht Duka nuk “shpiku rrotën” pasi kjo gjë ishte përmendur më parë në UEFA, madje më herët presidenti i Federatës turke zbuloi dhe 29 gushtin si dfatën e finales së Champions në Stamboll. por kreu i FSHF, insiston se faza finale do të jetë në “Ataturk Olympic Stadium”.

“Ekziston mundësia që  Champions League 2019/20 të ketë dy ndeshje gjysmëfinale në Stamboll, përveç finales së madhe. PSG do luajë ndeshjet e tij në Champions, njësoj si dhe Lyon. Për ndeshjet e tjera po mendohet dhe ende nuk është vendosur. Mund të ketë një sfidë direkte….” tha Armand Duka.

Nuk i fshehu Duka, as përplasjet me qeverinë shqiptare. “Po presim një përgjigje se kur mund të rinisim stërvitjet e kur të luajmë. Kemi stiluar një protokoll dhe presim  këtë javë një përgjigje pozitive. Vende të tjera mund të ndjekin të njëjtën linjë. Në Shqipëri kemi të njëjtat përplasje me qeverinë, si federata italiane. Duam të rifillojmë pasi nuk jemi rrezik dhe kemi argumentet tona” tha Duka. Fjala.al

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV