Rikthehet shërbimi i detyruar ushtarak? Deputeti i Ramës zbulon nismën e fortë të PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia zbuloi në emisionin “Off the Record”, se mund të ndërmerret në të ardhmen një nismë ligjore që do t’i hapte rrugën rikthimit të shërbimit të detyruar ushtarak në Shqipëri.

Një element që del në pah sipas deputetit të PS në shtimin e kapaciteteve mbrojtëse, nuk është vetëm rijetëzimi i uzinave ushtarake, por edhe përforcimi i Forcave të Armatosura.

Kjo sipas Qefalias do të realizohej shumë mirë përmes shërbimit të detyruar ushtarak për një periudhë nga 3 deri në 6 muaj.

“Vëmendja ndaj mbrojtjes është një gjë shumë pozitive dhe kjo po konkretizohet edhe nga Shqipëria. Ato uzina që u mbyllën shumë vite më parë do të jenë funksionale jo vetëm për nevojat e ushtrisë shqiptare, por edhe për të eksportuar.  Dhe një gjë që është sërish këtu është mënyra e organizimit të shërbimit ushtarak. Mendimi im personal është se duhet të ketë një periudhë të shkurtër të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ashtu siç e kanë vendosur shumë vende, nisur nga siguria jo vetëm rajonale, por edhe territoriale e Shqipërisë. Ne kemi miratuar ligjin për rezervistët. Krijon mundësin që brenda një kohe prej 45 ditësh në vit mund të ftohen qytetarë kundrejt pagesës për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura. Por, pse jo të kalojmë edhe një periudhë të shkurtër 3 deri 6 mujore të shërbimit të detyruar ushtarak, do ishte shumë mirë. Personalisht do të kisha shumë dëshirë ta propozoj, nëse do kisha edhe mendimin e kolegëve të mi të grupit të PS, pasi kjo do ti shërbejë sigurisë kombëtare në tërësi”, tha Qefalia./e.t

Të fundit

Plagosja me thikë e 40-vjeçarit në Korçë, identifikohet autori i ngjarjes

Është identifikuar autori i plagosjes më thikë mbrëmjen e së martës të 40-vjeçarit Ergyst Shtylla. Ai është identifikur si 39-vjeçari me...

Trump firmos urdhrin, SHBA tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Presidenti amerikan Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, zgjati vendimin për pezullimin e...

Rama publikon videokartolinën për shqiptarët e Amerikës/ Ja çfarë shkruan

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me një videokartolinë për shqiptarët e Amerikës. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u ka rikujtuar që të...

Temperaturat deri në -3°C! Orë me diell dhe mjegull e dendur, parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në -3°C! O Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare nga orët e...

Kur shqiptarët ndahen në dy fronte për shkak të një xholi apo një gjesti

Nga Leonard Veizi   Atë që Gjesti i bëri shqiptarëve nuk ia ka bërë dot as UDB-ja, – një organizëm që kishte për detyrë të ndante...

Lajme të tjera

Web TV