Fevziu shkon në xhaminë e shqiptarëve në Damask (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“E paaaaaabesueshme! Jam në xhaminë e shqiptarëve, në lagjen e shqiptarëve në Damask të Sirisë”, kështu shkruan gazetari Blendi Fevziu krahas një videoje të postuar në rrjetin e tij social “Instagram”.

Teksa gjendet i rrethuar me shqiptarë në mes të Sirisë, Fevziu zhvillon një bisedë të shkurtër me një prej banorëve të zonës, Abdullahun.

Ky i fundit, 77 vjeç flet me shqipe të pastër gjuhën amtare teksa i prezanton gazetarit nipin e tij duke iu referuar me fjalët: Djali i çikës tem.

I mahnitur, Fevziu tregon se babai i Abdullahut ka ardhur 3 vjeç në Damask dhe ka jetuar 103 vjet. Megjithatë ai ka ruajtur gjuhën shqipe, të cilën e ka trashëguar tek i biri.

Blendi Fevziu: Jam në xhaminë e arnautëve, në xhaminë e shqiptarëve në lagjen e shqiptarëve në Damask. Edhe ky djali këtu, janë shqiptarë të gjithë. Jo të gjithë flasin shqip.

Abdullahu: Djali i çikës tem. Nipi.

Blendi Fevziu: Abullah e ke emrin?

Abdullahu: Po.

Blendi Fevziu: Abdullahu ka 77 vjet këtu, ka lindur këtu. Babai i ka ardhur 3 vjeç dhe ka jetuar 103 vjet. Imagjino. Të gjithë çfarë shihni janë shqiptarë dhe kjo është xhamia e shqiptarëve e ndërtuar nga shqiptarët në mes të Damaskut, lagje shqiptare dhe xhami shqiptare. Erdha sot. Janë duke u falur, këtu i gjeta.

Që prej ditës së djeshme, kamera e TV Klan dhe emisionit “Opinion” hyri në Damask, duke u bërë kështu hera e parë që një televizion shqiptar tregon realitetin sirian përmes lidhjeve direkte./e.t

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV