Nis konsultimi, objektivat e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratës së Kryeministrit Rama pak ditë më parë se Shqipëria do të ketë Bankën Shqiptare të Zhvillimit, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin.

Projektligji “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”, ka si qëllim themelimin dhe përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e një institucioni financiar zhvillimi, i ngjashëm me bankat apo institucionet kombëtare promovuese që funksionojnë në Bashkimin Evropian.

Synimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit e cila do të njihet edhe me emrin e shkurtuar BZH, ka synim kryesor nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përfshirë mikrondërmarrjet dhe start up-et.

Objektivat kryesore të Bankës Shqiptare të Zhvillimit do të jenë edhe promovimi i eksporteve apo mbështetja e projekteve me rëndësi për zhvillimin ekonomik.

Në projektligj përcaktohet se shteti shqiptar do të jetë aksioneri kryesor dhe fillestar i BZH-së, me një pjesëmarrje minimale prej 51% të kapitalit. Nga ana tjetër, lejohet përfshirja e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe entiteteve të tjera të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Po ashtu, përcaktohet se kapitali fillestar i Bankës Shqiptare të Zhvillimit do të jetë 10 miliardë Lekë, i kontribuuar nga shteti shqiptar dhe i shlyer brenda një afati 4-vjeçar, sipas rregullave të përcaktuara në statut.

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të ketë të drejtë të hapë llogari bankare në Bankën e Shqipërisë, në Thesarin e Shtetit, si dhe në banka tregtare vendase ose ndërkombëtare.

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të jetë e përjashtuar nga tatimi mbi fitimin, duke mundësuar fokusimin e burimeve në arritjen e objektivave të saj të zhvillimit./E.T

Të fundit

Berisha zbulon detajet udhëtimin në Berlin: Në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi detaje nga udhëtimi në Berlin. Ai u shpreh se në Gjermani presin me...

Disa tërmete godasin Napolin në zonën pranë vullkanit

Zona përreth qytetit jugor italian të Napolit u godit nga disa tërmete sot në mëngjes, njoftoi Instituti Kombëtar për Gjeofizikën dhe Vullkanologjinë (INGV). INGV tha...

Çela takon Prodën, masa për hetimin e shpejtë të krimeve zgjedhore

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela është takuar ditën e sotme me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela...

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, sanksionet deri në 10 milionë euro

Ligji i ri “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” përcakton rregullat për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale...

Kjo është Zonja e parë e re e Sirisë, por çfarë dihet deri më tani për të?

Latifa al-Daroubi është zonja e re e parë e Sirisë, ajo është bashkëshortja e Ahmed al-Sharaa, presidenti i përkohshëm i Sirisë pas rrëzimit të...

Lajme të tjera

Web TV