Lamtumira e Kryepeshkopit, Kryeministri grek Mitsotakis: Ishte diplomat i dashurisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Guximi dhe shpresa ishin dy busullat që gjithmonë udhëhiqnin Anastasin në rrugëtimin e tij të Mrekullueshëm”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij gjatë Shërbesës së Varrimit Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit  mbajtur më 30 janar 2025 në katedralen Ngjallja e Krishtit”

Duke e quajtur shembull të ndritur të urtësisë por dhe të veprimit, kryeministri grek tha se kryepeshkopit Anastas rigjallëroi Orthodhoksinë në Shqipëri dhe pas do të lërë një boshllëk të pazëvendësueshëm

Përulemi me nderim para madhështisë së këtij personaliteti të veçantë. Sepse Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ishte njëherazi një intelektual i besimit dhe një shërbëtor i përulur i të afërmit të tij. Me fjalë të tjera, një shembull i ndritur i urtësisë, por edhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Jo vetëm në vendin ku shërbeu dhe në diasporën tonë, por kudo ku rreh zemra e Helenizmit, për të cilin ai ishte, për dekada me radhë, një dritë udhërrëfyese. Një dritë dashurie dhe sakrifice, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje dhe efikasiteti. Një dritë e Orthodhoksisë dhe e jetës së krishterë.

Kryeministri kujton dhe një bisedë me kryepeshkopin

“Gurët që na hedhin, ata që luftojnë kundër veprës sonë,” thoshte shpesh me një buzëqeshje në fytyrë “ne i mbledhim dhe me to ndërtojmë kisha dhe shkolla.” E thoshte dhe e nënkuptonte. Nuk është rastësi, pra, që sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët, por edhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fesë apo kombësisë. Kryepiskopi ishte gjithmonë një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve. Prandaj, me plot të drejtë, mund të quhet “diplomati i dashurisë.” Një mision që ai e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje, por edhe me një vendosmëri të palëkundur./kb

Të fundit

UNICEF: Ndotja e ajrit vret 100 fëmijë çdo ditë në Azinë Lindore dhe në Paqësor

Ndotja e ajrit vret 100 fëmijë më të vegjël se pesë vjeç çdo ditë në Azinë Lindore dhe në Paqësor , tha UNICEF në...

Diell dhe vranësira të pakta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash...

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas vetëm tre minutash lojë, Ferran...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Lajme të tjera

Web TV