“Teatri Kombëtar i kalon Bashkisë”/ PD: Projekt kriminal. Godina s’luan vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka reaguar pas botimit në Fletoren Zyrtare të Vendimit të Këshillit të Ministrave ku thuhet se trualli i Teatrit Kombëtar  kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, selia blu e cilëson si një akt kriminal vendimin e fundit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një shënimi në Facebook, Tabaku thekson se godina e Teatrit Kombëtar do të qëndrojë aty ku është.

Në mesin e pandemisë kur shqiptarët janë futur fundjavës së radhës nën shtetrrethim, qeveria ka miratuar një VKM kriminale. Në të kryeministri Rama i kalon truallin e Teatrit Kombëtar as më shumë e as më pak se sa Veliajt.

Praktikisht sot ai po e trajton pasurinë tonë kulturore si plaçkë lufte. Ne vendim thuhet qe do te ndertohet nje godine e re duke perjashtuar mundesine e rehabilititmit, verbëria prej hajduti e shtyn qeverinë dhe bashkinë të kalojnë në këtë fazë.

Kjo VKM e cila fsheh një projekt të ulët dhe kriminal, bie në kundërshtim edhe me vendimin e Europa Nostra. Tanimë kokëfortësia e qeverisë qendrore dhe lokale do të shembë me përdhunë çdo objekt historik dhe kulturor.

As një ditë pas një vjetorit të vendosjes së shkronjave në të, marifetçinjtë duan ta prishin. Por godina e Teatrit do të qendrojë pasi aty nuk është më vetëm shpirti i një Tirane që lëngon por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të drejtë”, shkruan Tabaku.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV