Familja Trump rrezikohet nga COVID, rezulton pozitive asistentja e Ivankës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asistentja personale e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me koronavirus, lajm i cili ka bërë të mendohet se virusi mund të ketë prekur edhe familjen e presidentit Trump.

Por burime për CNN kanë bërë të ditur se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh.

Asistentja ishte asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte.

Ndërkohë, në Shtëpinë e Bardhë situata nuk është aspak e qetë, pasi ditët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus maxhordomi dhe një nga asistentët e zëvendëspresidentit Mike Pence, duke rritur kështu frikën e infektimit të zyrtarëve të lartë amerikanë./fjala.al

Të fundit

Funerali politik i Sali Berishës

Nga Ilir Demalia Berisha harron – ose përpiqet të harrojë – se vetëm dy javë para hyrjes së Shqipërisë në...

Berisha: Drejtuesi i fushatës së Trump do të drejtojë fushatën e PD-së

Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediat bëri me dije se drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump Chris Lacivita do...

Zgjedhjet në Kosovë, qytetarja “voton” për VV dhe Gjestin (Foto)

Duket se Gjesti ka ‘infektuar’ edhe zgjedhjet në Kosovë. Një vajzë, të paktën kështu duket nga dora me thonj të kuruar dhe me manikyr,...

Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja paraqitet në SPAK

Ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme. Ish-deputeti i Partisë Socialiste u pa teksa hynte në SPAK mëngjesin...

Shkencëtarët zbulojnë se si do të jenë njerëzit pas 1000 vjetësh

Një studim i ri tregon se si do të duken njerëzit një mijë vjet nga tani. Megjithëse rezultatet fillestare duken mjaft pozitive, pasi njerëzit...

Lajme të tjera

Web TV