Ja sa para i duhen Kosovës për rimëkëmbje ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministri i Financave dhe Trasnfereve në Kosovë, Agim Krasniqi, tha se nevojitet një bashkërendim që pakoja e rimëkëmbjes ekonomikë të jetë funksionale dhe në drejtim të bizneseve.

Idetë e para për pakon e rimëkëmbjes ekonomike janë përgatitur nga Ministria e Financave, ku do të marrin pjesë edhe disa ministra të linjës, janë të ftuar edhe përfaqësues të odave dhe shoqatave dhe botës akademike. Këto ide që ka MF dhe ato të bizneseve do t’i vendosim brenda pakos.

Jemi në përgatitje të komisionit, por nuk kemi diçka konkrete. Në kuptimin e përgatitjes së ideve po, por ato duhet t’i diskutojmë me partnerët që kjo pako me qenë funksionale, me iu përgjigj bizneseve me mundësitë që ka Kosova”, ka thënë Krasniqi për Ekonomia Online.

Me tej, Krasniqi ka deklaruar se nevojitet edhe ndryshim i bazës ligjore për menaxhim të financave publike që qeveria të marrë kredi dhe letra me vlerë.

Ai ka thënë se priten deri në 200 milionë euro më pak të hyra, derisa ka thënë se duhet të përgatitet ”injeksioni” që në total kap shifrën prej 700 milionë eurosh për rimëkëmbje ekonomike.

Mund të presim rreth 200 milionë euro më pak në pjesën e të hyrave, por kur pako është e përgatitur do të shikohet sa mjete qeveria duhet të kërkojë prej kredimarrjes dhe burimeve të tjera siç janë letrat me vlerë.

Ato kërkojnë që të bëhen edhe disa rregullime në bazën ligjore, kryesisht Ligjin për Menaxhim të Financave Publike për të lejuar që Qeveria e Kosovës, me thye rregullën që është për deficitin buxhetor, për bilancin bankar dhe pjesës me kredimarrje. Këto elemente duhet t’i koordinojë me Kuvendin. Por deri në atë kohë nuk e pengon qeverinë të marrë masa dhe ta përgatitë planin.

Krahas pakos emergjente që duhet t’i mbulojë me rreth 189 milionë masat e marra, humbjet që janë rreth 200 milionë, duhet të përgatitet injeksioni prej 400 milionësh. Në total, 700 milionë duhet të jetë shifra për rimëkëmbjen ekonomike”, u shpreh Krasniqi. /l.m/Fjala

Të fundit

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

Lajme të tjera

Web TV