Ethet e listave në PD/ Harrohen primaret, në fund vendos Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy partitë e mëdha po përmbyllin sot listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e tyre në KQZ. Forumet e PS dhe PD do të mblidhen në mbrëmje për të vulosur emrat e kandidatëve.

Nga selia blu, gazetari Andon Kello tha për ABC News se Berisha po vë ne lista besnikët, militantët dhe më agresivët. Kandidatët qe u votuan më shumë në primarë, janë lënë ose jashtë ose në listë të hapur.

Sakaq koalicionit të Berishës i ka ikur partia Aleanca Maqedonase, e cila nuk mori një mandat në vend të sigurt. Tashmë Aleanca Madhështore mbetet me 25 parti politike. Ndërkohë në PD, sekretari I përgjithshëm Flamur Noka ka zhvilluar disa takime me aleatët. Thuajse të gjithë kanë arritur consensus sa i përket listave të hapura, pritet në orët në vijim të shihet cilat do të jenë marrëveshjet e arritura. Nga aleatët tradicionalë gjithaçka është e mbyllur.

Nga PL, Ilir Meta do të jetë në listë të hapur, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho do të jenë në listën e mbyllur të Tiranës, Brunilda Haxhiu do të jetë në Fier ndërsa Edmond Haxhinasto në Elbasan. Agron Duka do të propozojë Artan Lukun e PAA në Durrës, kurse Dule I PBDNJ do të jetë në Vlorë.

Ka ende diskutime për Fatmir Mediun dhe Shpëtim Idrizin. Mediu po diskutohet mes Fierit dhe Tiranës, ndërsa për Idrizin po diskutohet skenari për të qenë në listë të hapur vetë Idrizi dhe për të propozuar një grua në listë të mbyllur të Tiranës, me gjasë Mesila Doda, por ende nuk ka një vend.

Do të jetë mbledhja e Kryesisë së PD, e cila pritet të mbahet në orën 16:00, ndërsa Këshilli Kombëtar në orën 19:00, kur Berisha do të hedhë për miratim propozimet e tij.

Lexo edhe :  Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe procedurat si kryhet aplikimi

Kujtojmë se përmes Këshillit Kombëtar, Berisha shkeli statutin për drejtuesit politikë pasi vetë ai propozoi që drejtuesit të ishin në lista të mbyllura dhe Këshilli Kombëtar votoi pro duke shkelur statutin dhe dhe duke i futur drejtuesit politikë në lista të mbyllura. A do e shkelë sërish Berisha statutin duke zhbërë primaret kjo pritet të shihet në orën 19:00 në mbledhjen e Këshillit Kombëtar./    S,M

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV