Shtyhet për më 4 prill seanca për dosjen “Partizani”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme shtyn për më 4 prill seancën e radhës për dosjen “Partizani”. Në seancën e sotme gjykata u njoh me pretendimet e mbrojtjes të dy shoqërive tregtare, të cilat janë të pandehura si person juridik në proces. Në seancën e radhës prokurorët e SPAK do të paraqesin kundërshti mbi pretendimet e avokatëve dhe më pas gjykata do të tërhiqet për vendim.

Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv pasi sipas SPAK ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Jamarbër Malltezi  akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për korrupsion aktiv, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës, për pastrim parash, ndërsa Andia Pustina, financierja që kreu operacionet financiare e ligjore të “Homeplan”, po ashtu në akuzë për pastrim parash./e.t

Të fundit

Mbrojtja e Evropës, dilema mbi lidershipin ushtarak: Franca apo Gjermania

Nga Leonard Veizi   Në Evropë ka një lloj alarmi. Raportet e reja që po vendosen në skenën gjeopolitike ndërkombëtare kanë...

Berisha dhe Rama listë për të siguruar veten

Edhe pse listat e mbullura dhe të hapura përfshijnë një pjesë deputetësh dhe ish-deputetësh, si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha janë kujdesuar që...

Kumbullat e thara, zbuloni vlerat e larta ushqyese për një trup të shëndetshëm

Kumbullat e thara, jo vetëm që janë shumë të shijshme, por edhe për tejkalimin e disa problemeve shëndetësore. Ato janë të pasura me antioksidantë,...

Pamje fantastike/ Hëna e plotë dhuron “show” në Stamboll

Hëna e plotë ka paraqitur pamje mahnitëse mbi objektet simbol të Stambollit në Turqisë. Pamjet mbresëlënëse janë kapur nga Hëna e plotë në kuadratin e...

Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj

Juristi Kreshnik Spahiu, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv me Marsela Karapanxho ka komentuar sondazhin ekskluziv të Piepolit në bashkëpunim me...

Lajme të tjera

Web TV