17 vite nga masakra e Gërdecit, familjarët e 26 viktimave ende në kërkim të drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot shënohen 17 vite nga shpërthimi tragjik në Gërdec, ku 26 persona humbën jetën dhe rreth 300 u plagosën në fabrikën e demontimit të armëve më 15 mars 2008.

Familjarët e viktimave vijojnë të kërkojnë drejtësi, ndërsa procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, po zvarritet. Ndërkohë, SPAK ka hapur një çështje për korrupsion dhe pastrim parash, duke synuar identifikimin e përgjegjësve kryesorë, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha.

Pavarësisht dënimeve të dhëna në vitin 2012 për disa nga të pandehurit kryesorë, asnjë nuk është sot në qeli dhe askush nuk është dënuar për vrasje. Familjarët e viktimave e quajnë vendimin të turpshëm dhe kërkojnë që drejtësia të mos mbetet peng i politikës./kb

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV