Baba Mondi surprizon Spiropalin për ditëlindje/ Të na nxjerrësh ligje të ëmbla!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u përball mbrëmjen e sotme me një surprizë të bukur, në Iftarin e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.

Znj. Spiroali ka sot ditëlindjen dhe Baba Edmond Brahimaj, duke zbuluar këtë fakt për të pranishmit dhe duke ofruar tortën e përgatitur me këtë rast, e uroi znj. Spiropali në emër të të gjithë të pranishmëve: “Në Iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël dhe të na nxjerrësh ligje të ëmbla.”, u shpreh Baba Mondi.

“Ju falenderoj me shumë përulësi për këtë surprizë, i dashur Baba Mondi. U uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë atyre që agjërojnë, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj të kemi më shumë dashuri në zemrat tona, më shumë tolerancë, më shumë paqe dhe më shumë mirëkuptim. T’u vijmë më shumë në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë. Urimet më të mira në këtë muaj të shenjtë, me kaq shumë peshë e simbolikë, për të gjithë besimtarët, për të gjithë shqiptarët.”, u shpreh znj. Spiropali./E.T

Të fundit

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Kryepiskopi i ri i i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi u lind në Tiranë në vitin 1956. Në...

Adoleshentë të vetëpunësuar, milionerë!

Adoleshentë milionerë nga puna e vet nuk është më një habi e aq më pak përrallë. Profesorë të strategjisë të studimeve bëjnë thirrje që...

Mbi 50 të vdekur në diskotekën në Koçan! Reagon Vjosa Osmani: Tragjedi përtej fjalëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku shpërthimi i një zjarri në një diskotekë ka...

“Të gjithë vraponin”, e mbijetuara e tragjedisë në Koçan rrëfen: S`po gjejmë motrën

Marija Taseva, vajza 20 vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në diskotekën e Koçanit, dëshmoi se në momentin e zjarrit...

Banane, mollë, portokall, lëngu që iu nevojitet kundër mbipeshës

Problemet me peshën dhe mbipeshën janë një çështje që ka të bëjë jo vetëm me modën dhe paraqitjen fizike por kryesisht me shëndetin. Mbipesha është...

Lajme të tjera

Web TV