Ambasadori maltez në Finlandë Michael Zammit Tabona është shkarkuar pas komenteve të tij në rrjetin social “Facebook” se Angela Merkel ka ngjashmëri me Adolf Hitlerin.
Në Ditën e Evropës Zammit Tabona është shprehur përmes një postimi në Facebook se “75 vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do ta ndalojë Angela Merkelin? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit për të kontrolluar Europën”.Ministri i Jashtëm i Maltës Evarist Bartolo ka deklaruar se “menjëherë pas asaj që ambasadori maltes ka shkruar, ai është shkarkuar nga detyra”, raporton The Times of Malta.
Postimi i Zammit Tabona në “Facebook”, që menjëherë më pas u fshi, u bë objekt debatesh të shumta.