Me një karrierë të pasur muzikore, Ylli Baka habit me numrin e këngëve që ka në repertor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e kësaj të marte pas shumë kohësh, në studion e “Rudina” në Tv Klan ishte i ftuar “bilbili” i jugut, Ylli Baka. Me zërin dhe me xhentilesën që e karakterizon Ylli Baka elektrizoi studion me performancën e tij.

Ai është i njohur për zërin, muzikën dhe tekstet atdhetare, po ndoshta të gjithë jemi kureshtarë të dimë se sa është në të vërtet numri i këngëve në repertorin e tij. Me siguri vetë këngëtari e ka humbur numërimin, por në studio ai thotë një shifër të përafërt, që habiti jo pak moderatoren dhe publikun. Më shumë se 190 këngë numërohen në repertorin e tij Ylli Baka.

Ai shprehet në studio se do të vazhdojë të prodhojë këngë të reja kushtuar dashurisë e atdheut, siç është dhe projekti i tij i fundit muzikor që pritet të dalë së shpejti.

Rudina Magjistari: Ti ke një repertor shumë të pasur nuk e di nëse e ke si shifrën numrin e këngëve që ke bërë në repertorin tënd? Dyshoj që ta kesh një përgjigje të saktë!

Ylli Baka: Po afrohem tek 190 këngë dhe shumë videoklipe.

Rudina Magjistari: Nëse ti do të mbaje një koncert recital do të ishte një javë koncert pa ndërprerje.

Ylli Baka: Po të paktën 3 ditë duhet të jetë! Ka qenë me të vërtet një dimër i mbarë dhe pranvera po ashtu. Po na vjen me shumë bashkëpunime e me shumë këngë, por sidomos kënga e fundit për të cilën kemi ardhur sot “Ku ka dashuri, ka paqe”, ishte me të vërtet një këngë shumë e bukur./     S,M

Të fundit

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë...

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

Lajme të tjera

Web TV