Hajdari: Të ndryshohet sistemi, partitë e mëdha po marrin në qafë shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Hajdari, bashkëkryetare e Reformës Zgjedhore ka deklaruar se partitë e mëdha marrin vendime në kurriz të shqiptarëve.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, Hajdari kërkoi që forcat politike të bien dakord edhe me mazhorancën sa i takon faktit që të zhvillohen mbledhje për Reformën Zgjedhore, e cila sipas saj duhet të jetë konkluduar deri në 31 maj.

Shtyva palët që javën e ardhshme të biem dakord dhe me palët kryesore (mazhorancën). E gjitha çështja që është sot, partitë e mëdha, marrin vendime në kurriz të shqiptarëve. Ata zgjidhen në mënyrë jo të drejtë. Ata marrin vendime jo në interes të qytetarëve, por në interes të tyre. Nëse jemi në një derexhe të tillë politike dhe sociale, vjen nga ky sistem. Shqiptarët e kuptojnë fare mirë se pse jemi në këtë gjendje. Duhet t’i rikthejmë sovranitetin parlamentit. Unë kam fort besim që do të gjejmë një zgjidhje, një konsensus. Duhet trajtuar në Këshillin Politik, dhe do të gjejmë zgjidhje në ndryshimin e sistemit. Propozova që nëse do kemi një produkt deri në 31 maj, do takohemi 2 herë në javë. Pra të kemi dhe 5 takime brenda majit. Do shikojmë se çfarë ndodh. Nuk jam njeri që vë data. Ajo që ka rëndësi është produkti”, tha Hajdari.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV