Kritere të reja për operatorët turistikë/ Duhet të kenë drejtues teknik të kualifikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHQIPËRI- Në prag të çeljes së sezonit turistik qeveria ka vendosur që të rrisë standardet dhe mënyrën e funksionimit të  operatorëve turistik në vend.

Në draftin e hedhur për kunsultim synohet që të rritet cilësia e  shërbimit  të ofruar nga subjektet që ushtrojnë veprimtari të operatorit turistik, nëpërmjet punësimit si drejtues teknik të një personi i cili ka eksperiencë pune të mëparshme në fushën e turizmit.

Në projektvendim përcaktohet që drejtuesi teknik për nevoja të ushtrimit të veprimtarisë së tij, duhet të vërtetojë se zotëron të paktën dy gjuhë të huaj, nëpërmjet një dëshmie apo certifikatë.

 

Operatorët turistikë, duke pasur si drejtues të aktivitetit të tyre një person të arsimuar, do të mundësonin  ofrimin e një shërbimi më cilësor për klientin  në një kohë që veprimtaria zhvillohet në bashkëpunim me furnizuesit e shërbimeve brenda dhe jashtë vendit si dhe me operatorët turistik të huaj.

Në këtë mënyrë  nëpërmjet këtij projektvendimi synohet rritja e konkurrueshmërisë në rajon dhe me gjerë.

Në lidhje me funksionin e inspektimit të veprimtarisë së operatorit turistik,  është saktësuar se institucioni përgjegjës për inspektimin është struktura për inspektimet në fushën e turizmi te cila funksionon pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe do të mbikëqyrë zbatimin e kuadrit ligjor për veprimtarinë e operatorit turistik.

Shqipëria pritet të ketë fluks turistësh të huaj gjatë kësaj vere ndërsa shifrat tregojnë se vetëm gjatë janarit vendin tonë e vizituan më shumë se gjysmë milioni turistë të huaj.

Gjatë këtij viti pritet një zgjerim i hartës nga do të vijnë turistët e huaj kjo e nxituar edhe nga linjat direkte të fluturimeve të cilat janë shtuar së fundmi kryesisht me vendet e lindjes së mesme./k.k

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV