Mot i ftohtë por…/ Meteorologia zbulon ‘surprizat’ e motit për ditët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme dhe në ditët në vijim. Porja tha se mëngjesi i sotëm ka qenë i ftohtë, me temperatura që shkonin deri në -3 gradë, por shtoi se gjatë mesditës dhe në vijim do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave. Ajo zbuloi gjithashtu se era fryn me drejtim verior dhe veri-lindor, ç’ka bën që moti edhe gjatë këtyre ditëve të jetë i ftohtë.

“Dita e sotme do të jetë me diell. Vranësirat do të jenë të lehta, të përqëndruar kryesisht në zonat lindore të Shqipërisë. Termometri i mëngjesit të sotëm ka shënuar 3 gradë rënie. Ka zbritur sërish në zonat malore në -2 dhe -3 gradë celcius. Në mesidtë pritet një rritje e lehtë e vlerave termike, me maksimumin në 14 gradë celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi deri mesatare kryesisht në vijën bregdetare dhe drejtimi i saj do të jetë veri-lindor dhe verior. Në vijim kemi shtim gradual të vranësirave, të cilat bëhen të dukshme kryesisht në veri dhe verilindje dhe më pas pjesërisht në zonat qëndrore dhe më pas edhe në jug të Shqipërisë.

Termometri i mesditës do të ketë vetëm një rritje të lehtë. Temperaturat ngjiten nga 6-8 gradë celcius. Edhe në shtrirjen perëndimore termometri luhatet nga 13-14 gradë celcius. Megjithëse më të larta, këto temperatura janë sërish të ulëta, për shkak të masave ajrore të ftohta”, tha meteorologia Porja./    S,M

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV