Përplasen 4 autobusë me ushtarë në Paris, spitalet mbushen me të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 36 persona kanë mbetur të plagosur në Francë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor ku u përfshinë 4 autobusë që transportonin kadetë ushtarakë dhe një automjeti tjetër.

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën A13 pranë Guerville, rreth 36 milje në perëndim të Parisit, pak para orës 19:00 të së mërkurës.

Pasagjerët e plagosur u dërguan në spitale, ndërsa një prej tyre në gjendje kritike u dërgua me urgjencë në një qendër traume në Paris.

Shërbimet e urgjencës duke përfshirë pesëdhjetë zjarrfikës dhe personel mjekësor u dërguan në vendngjarje dhe reduktuan trafikun në autostradën e ngarkuar në një korsi të vetme.

Kadetët, të cilët po ktheheshin në shkollë nga një seminar kur ndodhi aksidenti, u larguan nga vendi i ngjarjes me autobusë zëvendësues. /E.T

Të fundit

“Ditët e tua kanë marrë fund”, Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Harroje se do fitosh

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj kreut demokrat, Sali Berisha, pas një postimi të këtij të fundit,...

VIDEO / Basha vijon replikat me Ramën: U mërzit doktori që i sulmoj partnerin

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur replikës së radhës të Edi Ramës. Në një tjetër video të publikuara në rrjetet sociale,...

Hakan Calhanoglu “thërret” yllin e Real Madrid: “Bashkohu me Interin”

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu shpreson se bashkëkombësi i tij, Arda Guler, do t’i bashkohet Interit gjatë verës. Agjentët e Guler thuhet se kanë zhvilluar...

Moti bën kthesën ‘drastike’/ Ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë

Moti i kësaj fundjave parashikohet të sjellë nuanca të ndryshme. Sinoptikania Lajda Porja shprehet se do të ketë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira...

Zarf i zi?/ Egli i jep Gjestit informacion nga jashtë, ja cfarë pritet të ndodhë (Video)

Egli Tako dhe Gjesti po vazhdojnë të përfshihen në debate të vazhdueshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4. Që nga rikthimi i...

Lajme të tjera

Web TV