“Rregulli 100 sekonda”, zbulohet truku që u vjen në ndihmë prindërve për fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndodh shpesh që prindërit mendojnë se fëmija i tyre po fle gjumë, por befas dëgjojnë të qara, duke i detyruar ata të kthehen sërish për ta kontrolluar. Mirëpo, duket se këto “probleme”, mund të zgjidhen fare thjesht dhe përmes një teknike të sugjeruar nga pediatre konsulente për gjumin, e cila propozon trukun e quajtur “rregulli 100 sekonda”.

Siç shpjegon ajo, ekziston një metodë efikase që mund të ndihmojë fëmijën të kthehet përsëri në gjumë. Në një video të shpërndarë në rrjetin social TikTok ajo ndan dhe detajet:

“Prindër, nëse fëmija juaj është zgjuar dhe nuk ka fjetur shumë gjatë, ju duhet të bëni vetëm një gjë. Ju premtoj që do të shihni diferenca të mëdha, që ata të qetësohen dhe të flenë pa qenë e nevojshme për t’i vënë në gjumë sërish nga e para. Shihni nga monitori dhe numëroni deri në 100. Mos reagoni menjëherë për t’iu drejtuar dhomës, por shikoni dhe përgjigjuni kundrejt reagimit. Është shumë normale që fëmijët të zgjohen. Thjesht duan të marrin kohën e tyre për ta vënë veten sërish në gjumë në mënyrë të pavarur prej jush. Mjafton t’u jepni 100 sekonda kohë dhe do të shihni diferencën”, tha konsulentja.

Videoja u prit shumë mirë nga ndjekësit e saj, kryesisht prindër, të cilët e falenderuan për këshillën e çmuar. I tillë është dhe reagimi i një prej komentuesve, “truku” për të cilin ka funksionuar.

“Ne e bëmë këtë me djalin tonë dhe diferenca ishte shumë e madhe. Funksionoi.”, shkruan komentuesi.  /    S,M

Të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët bektashinj: Begati e mirësi për çdo shqiptar

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për ditën e Novruzit, një ditë e konsideruar nga ta si më...

Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars,...

Mot i kthjellët por i ftohtë, si do të ndryshojnë kushtet atmosferike gjatë ditës

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte  të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore  të thata e të ftohta me...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ju pret një ditë pozitive, gjatë së cilës do të keni mundësi që të bini në sy. Parashikohen mundësi të shumta për tu shfrytëzuar...

Lajme të tjera

Web TV