Më shumë telefona se njerëz! TikTok rrjeti më i ndjekur në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, telefonat janë më të shumtë se vetë njerëzit. Me 2.4 milionë banorë dhe gati 4 milionë celularë aktivë, lidhja digjitale duket se po fiton terren mbi gjithçka tjetër. Mesatarisht, çdo shqiptar ka 1.65 telefona, sipas të dhënave nga faqja “DataReport” në raportin e saj më të fundit për vendin tonë.

Raporti përfshin edhe statistika mbi përdorimin e rrjeteve sociale në Shqipëri, në një kohë kur qeveria ka miratuar një vendim për mbylljen e TikTok për një periudhë 12-mujore. Gjatë kësaj kohe, do të krijohet mundësia për vendosjen e filtrave mbi përmbajtjet e rrjetit.

Megjithëse TikTok u bë i njohur në Shqipëri dhe në rajon në fillim të pandemisë, aktualisht ai numëron rreth 1.4 milionë përdorues në vend, të cilët për disa ditë nuk do të kenë më akses në platformë për të paktën një vit.

Ndërkohë, rrjetet e tjera sociale si Facebook dhe Instagram kanë secili rreth 1.2 milionë përdorues në Shqipëri, afro 200 mijë më pak se TikTok megjithëse kanë dominuar tregun digjital që prej vitit 2009.

Sa i përket platformës që deri para dy vitesh njihej si Twitter, dhe që sot mban emrin “X” pas blerjes nga miliarderi Elon Musk, ajo numëron rreth 200 mijë përdorues në Shqipëri, duke qenë rrjeti social me më pak përdorues në vend, sipas të dhënave të DataReport./  S,M

Të fundit

Ka lindur në Shqipëri, këngëtari: Jam grek! Nuk kam kujtime të mira nga atje

Këngëtari Christos Santikai, i cili ka lindur në vendin tonë, ka folur për periudhën kur u zhvendos nga Shqipëria...

VIDEO/ Pikachu në protestat për ndalimin e Imamoglu, ja pamjet që u bënë virale

Pikachu u bë virale në Turqi mbrëmjen e së enjtes, teksa personazhi më i njohur i serialit për fëmijë Pokémon u shfaq në demonstratat...

Manastirliu: Kredi me zero interes për 90 mësues, afati i aplikimit deri më 9 prill

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se edhe këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve 90 kuota për trajtim me...

Paralajmëron Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

Përfaqësuesi i “Nisma Thurje” Endri Shabani prezantoi disa nga pikat që përmban programi për zgjedhjet e 11 majit, teksa nënvizoi punësim në sektorin publik,...

Depresioni pas lindjes: Si ndikon në zakonet e të ushqyerit të fëmijës

Deri në 25% e nënave të reja vuajnë nga depresioni pas lindjes , i cili mund të ndikojë ndjeshëm në sjelljen e tyre si...

Lajme të tjera

Web TV