Apple surprizon përdoruesit e saj, risia e radhës vjen në Shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania Apple vjen me risi të reja për klientët e saj besnikë, duke nisur që në muajin Shtator, në kohën kur kjo kompani do të njoftojë lançimin e iPhone 17 dhe iPhone 17 Pro. Një fillim tepër i ngarkuar për kompaninë e cila fillimisht lançoi për përdoruesit e saj iPhone 16, së bashku me asete të tjera të rëndësishme si MacBook Air dhe një numër të konsiderueshëm iPad-ësh.

Megjithatë, duket se planet e Apple shkojnë përtej kësaj, pasi sipas mediave të huaja, ajo ka vendosur ti surprizojë sërish klientët e saj me një tjetër risi e cila pritet të marrë dhe vëmendjen më të madhe.

Bëhet fjalë për një ndryshim të dukshëm, i cili do të njoftohet për përdoruesit në stinën e vjeshtës, me ekspertët të cilët besojnë bashkë me pajisje të tjera të rinovuara si iPhone 17 dhe iPhone 17 Pro, pritet të lançohet dhe një produkt i ri i quajtur iPhone 17 Air.

Ky model i ri ka të ngjarë të vijë në një përmasë më të hollë, krahasuar me produktet me të cilat janë mësuar përdoruesit e rregullt të iPhone, për të cilët mund të jetë dhe zgjedhja ideale.

Edhe pse Apple është përpjekur që mos t’i japë shumë zë këtij ndryshimi për ta mbajtur të fshehtë, të apasionuarit pas teknologjisë kanë gjetur mënyra të tjera për të zbuluar se si mund të duket ky model i ri.

Është eksperti i kësaj fushe, Sonny Dickson i cili nuk ka ngurruar të bëjë publike pamjet, gjithnjë duke marrë si shembull një version jo të vërtetë të këtij produkti, që përdoruesit e tjerë të shuajnë kureshtjen.

Postimi i cili tregon se si mund të duket iPhone 17 Air

Mbeten edhe shumë muaj për të zbuluar versionin më të ri të iPhone në vitet e fundit, teksa të apasionuarit pas këtij telefoni duhet të presin edhe pak kohë për ta patur në duart e tyre./   S,M

Të fundit

‘Krimet zgjedhore’/ Çollaku: Gjysma e pjesëtarëve të dosjes 184, kandidatë për deputet

Gazetari Basir Çollaku ka akuzuar SPAK-un për mosveprim ndaj krimeve zgjedhore, duke theksuar se dosjet e bujshme si 184...

“Ky krimb s’na bën dot për klloun!”/ Zbardhen përgjimet e organizatës së Armando Pacani

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

66-vjeçarja në Gjermani sjell në jetë fëmijën e dhjetë

Drejtoresha 66-vjeçare e një muzeu gjerman solli në jetë fëmijën e saj të dhjetër. Alexandra Hildebrandt, kreu i muzeut privat ”Checkpoint Charlie” në Berlinin...

BE “zgjidh qesen”, Shqipëria merr këstin e parë nga plani i rritjes për rajonin

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, Shqipëria dhe...

Basha-Ramës: Ose je paaftë, ose pjesë e aferave, në të dyja rastet duhet të largohesh

Drejtuesi Politik i Koalicoonit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan për të prezantuar kandidatët për deputetë para strukturave. Emin Cani, Regis Çela, Endri Hasa,...

Lajme të tjera

Web TV