Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Hard Talk” se në një vit e gjysmë në krye të kësaj ministrie ai është ende në fazën e kthjellimit.
Zoti ministër unë e përmenda që ju keni 1 vit e gjysmë në këtë detyrë dhe në intervistën e kaluar që kemi zhvilluar bashkë keni thënë: “Në përgjithësi punët kalojnë në këtë trajektore: Në fazën e parë merren me entuziazëm, pastaj ka një fazë të dytë që është kthjellimi, pastaj është faza e tretë që është turbullimi. Faza e katërt është paniku. Faza e pestë është kërkimi i fajtorit. Faza e gjashtë është ndëshkimi i të pafajshmëve e kështu me rradhë. Fazën e parë e kam tejkaluar se nuk e kam pasur entuziazmin, kështu që e kam filluar disi në mënyrë jo tipike. Dhe nuk e din ë cilat faza do shkoj, por jam te kthejllimi dhe shpresoj të mbetem këtu pa rënë në faza të tjera.” Te cila fazë jeni?
“Besoj se jam ende aty, te faza e kthejllët. Nuk kam pasur as mundësi, as kohë për të kaluar në ndonjë fazë tjetër për arsye se dhe dinaika ka qenë aq e lartë saqë nuk na ka lënë kohë të kalojmë përtej kthjellimit.”
Si mund të jesh i kthjellët në këto ngjarje kaq të rënda, kaq ndikuese, tronditëse për vendin?
Po kthjelltësia mendoj unë vjen gjithmonë nga balanca e brendshme. Nëse ti ke një balancë të brendshme nuk humbet kthjelltësia. Nëse ti e ke seriozisht dhe nëse ti e ke drejt orientimin tënd mendoj se nuk shkon në faza të tjera. Sigurisht fazat e tjera nuk janë të përjashtuara por besoj se balanca e brendshme dhe drejtësia e axhendës është e rëndësishme, nuk të lënë të shkasësh në udhë të gabuar apo në ujra të turbullta.