Propozimi/ Gjadri, nga burg për “italianët” në burg për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Matteo Renzi, ish kryeministri italian propozon që kampi i Gjadrit të shndërrohet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali, duke argumentuar se kjo do të ndihmonte në lehtësimin e mbipopullimit të burgjeve italiane dhe do t’u mundësonte të dënuarve të ishin më afër familjeve të tyre.

 

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për refugjatët që do të kapen në brigjet e Italisë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, janë ndërtuar dy qendra pritjeje në Gjadër dhe Shëngjin, por deri më tani ato kanë mbetur bosh për shkak të pengesave ligjore në Itali.  Ish-kryeministri italian dhe lideri i partisë Italia Viva, Matteo Renzi, vizitoi dje kampin e Gjadrit dhe kritikoi ashpër qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni për shpërdorimin e fondeve publike në këtë projekt. Ai tha se shteti italian ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për ndërtimin e këtyre qendrave, të cilat, sipas tij, janë kthyer në investime të kota.  Gjatë vizitës, Renzi propozoi një përdorim alternativ të qendrave duke i kthyer ato në burgje për shtetasit shqiptarë të dënuar në Itali. Ai argumentoi se një marrëveshje mes dy shteteve për këtë qëllim do të ishte më e dobishme, pasi do të ndihmonte në lehtësimin e mbipopullimit të burgjeve italiane dhe do t’u krijonte mundësi të dënuarve shqiptarë të ishin më afër familjeve të tyre.  “Këtu kemi një projekt të dështuar që ka kushtuar shtrenjtë taksapaguesit italianë. Me këto para mund të ishin ndërtuar shumë qendra të tjera brenda Italisë. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra në Shqipëri?”, deklaroi Renzi.  Opozita italiane ka qenë kritike ndaj kësaj marrëveshjeje që në fillim, duke e konsideruar atë si një dështim dhe një shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Përveç aspektit financiar, Renzi paralajmëroi se ky projekt mund të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke e larguar atë nga standardet dhe vlerat europiane.

 

Marrëveshja

Marrëveshja mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni u nënshkrua në nëntor 2023 dhe ka si qëllim strehimin e përkohshëm në Shqipëri të emigrantëve që kapen nga autoritetet italiane në brigjet e Italisë.  Sipas marrëveshjes, Italia ka financuar ndërtimin e dy qendrave pritëse në Gjadër dhe Shëngjin, ku do të dërgoheshin emigrantët e ndaluar në det. Administrimi i këtyre qendrave mbetet në duart e autoriteteve italiane, ndërsa Shqipëria ofron vetëm territorin dhe mbështetjen logjistike. Procesi i shqyrtimit të kërkesave për azil do të kryhet nga autoritetet italiane, dhe emigrantët që nuk përfitojnë mbrojtje do të kthehen në vendet e tyre të origjinës.   Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes është bllokuar për shkak të pengesave ligjore në Itali, ku gjykatat kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e dërgimit të emigrantëve në një vend jashtë Bashkimit Europian. Për pasojë, qendrat në Gjadër dhe Shëngjin kanë mbetur bosh, ndërsa opozita italiane e ka cilësuar këtë projekt si një dështim dhe shpërdorim të fondeve publike.

Lexo edhe :  “Toka në Shkollë”, Rama publikon videon me nxënësit që mbjellin fidanë

 

 

 

Rama ironizon listën e opozitës në Shkodër:

Kartëvizitë e kënetës, personazhe groteskë

 

Gjatë një takimi në Shkodër me kandidatët e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ironizoi listën e kandidatëve për deputetë të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke e cilësuar atë si një “kartëvizitë të kënetës”. Ai u bëri thirrje edhe demokratëve të qarkut që më 11 maj të mbështesin PS-në, duke argumentuar se opozita nuk ofron asnjë alternativë serioze.  Rama kritikoi ashpër përzgjedhjen e emrave në listën e opozitës në Shkodër, duke thënë se përveç një përjashtimi të vetëm, pjesa tjetër përbëhet nga personazhe “qesharakë dhe groteskë” që nuk i shërbejnë as Shkodrës dhe as Shqipërisë.  “S’mund të kthehemi pas tek ca personazhe që të vjen zor t’u përmendësh edhe emrin. Kjo është një kënetë e vërtetë. Shkodra ka qenë një shembull i qartë i kësaj kënete, deri kur Beneti erdhi këtu. Lista e deputetëve është mishërimi i këtij realiteti. Përjashto vetëm një zonjë që është në Parlament dhe për të cilën kam respekt, pjesa tjetër nuk ka asnjë lidhje me atë që i duhet Shkodrës dhe Shqipërisë,” u shpreh Rama.

 

Sistemi TIMS

 

 

Ish-drejtori i IT-së në Policinë e

Shtetit, Ervin Muça, merret i pandehur

 

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur Ervin Muçën, ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, i cili akuzohet për ndërhyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike. Rasti lidhet me kopjimin e të dhënave nga sistemi TIMS, që regjistron hyrje-daljet e qytetarëve në kufijtë e vendit. Muça ndodhet në arrest shtëpie që prej 9 prillit 2023.  Sipas prokurorisë, ai ka urdhëruar punonjësit për hapjen e portave USB, ndërsa veprimet janë kryer prej tij deri në orët e vona të natës. Në godinë janë futur edhe persona të paautorizuar për të asistuar në procesin e backup-it, mes tyre një individ që ka përdorur PIN-in personal të një punonjësi tjetër që nuk ishte prezent.  Hetimi ka zbuluar një lidhje të qartë mes një pajisjeje hard disk të sekuestruar dhe një kompjuteri të lidhur me serverat e TIMS-it. Kjo lidhje u krijua për të mundësuar eksportimin manual të të dhënave, pavarësisht se sistemi ka procese automatike të backup-it. Prokuroria konfirmon se pas hapjes së portave USB, procesi ka nisur dhe vijuar, por nuk është përfunduar plotësisht.  Dosja ndaj Muçës është veçuar nga hetimi kryesor për shkak të afateve ligjore, ndërsa prokuroria vijon të hetojë persona të tjerë për shpërdorim detyre.  Ndërhyrja në sistemin TIMS u bë çështje e nxehtë në verën e 2023-it, duke sjellë reagime të forta. Ambasada Amerikane kërkoi një hetim të thelluar, por kryeministri Edi Rama mohoi çdo rrjedhje të të dhënave dhe e cilësoi të pavend shqetësimin e SHBA-së. Pak ditë pas këtyre deklaratave, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet, ndërsa opozita e konsideroi ndërhyrjen si një akt të motivuar nga qëllime kriminale./K.K

Të fundit

Kina: Pavarësia e Tajvanit nënkupton luftë

Kina paralajmëroi sot se përpjekjet për të siguruar pavarësinë e Tajvanit do të çonin në luftë, me ushtrinë e...

Mungoi dëshmitari,shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Përplasjet/Rihapet Gjadri, feston Meloni dhe Rama

Pas muajsh debatesh dhe kundërshtimesh nga opozita në Shqipëri dhe Itali, Komisioni Evropian ka konfirmuar se qendrat për emigrantët në Gjadër është në përputhje...

Pedri “përulet” para Xavit dhe Iniestës: “I kam idhuj, por nuk jam në nivelin e tyre”

Barcelona dominoi Gironën të dielën pasdite në derbin e Katalonjës 4-1. Për të disatën herë në këtë sezon, tifozët blaugrana kënduan edhe një herë emrin...

Sulmi me granata ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan,reagon Kurti:Radoiçiç i lirë

Kryeministri Albin Kuti ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur sot ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan. Ai ka dënuar sulmin, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV