Fier/ Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 31-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar nën akuzën për kultivim të bimëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, 31-vjeçari, me inicialet G. Y., banues në Buzmadh, Fier, është vënë në pranga ditën e sotme.

Arrestimi u bë pasi u gjetën dhe u sekuestruan 350 bimë.

Njoftimi i policisë Fier

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit nga strukturat e Policisë dhe informacioneve të mara nga qytetarët është bërë i mundur parandalimi dhe goditja e një tentative për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohen fidanë narkotikë, vihet në pranga një shtetas.

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative nga qytetarët, kanë bërë të mundur që në fshatin Buzmadh të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe sekuestruan rreth 350 fidanë narkotikë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit që po tentonte për t’i kultivuar:

G. Y., 31 vjeç, banues në Buzmadh, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 26 parti politike, Basha e Alibeaj ende pa kërkesë

Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga afati i regjistrimit të partive, në KQZ janë regjistruar deri tani 26...

“E dua, por e lashë të lirë”/Rozana rrëfehet ndarjen nga partneri: Meriton të bëhet prind

Kur Rozana u fut në Big Brother, pranoi se kishte patur një vit të mbushur me suksese profesionale, por me tronditje të mëdha përsa...

“Diaspora Voton Edi Ramën”, Deputeti i PS shfaqet me bluzen e veçantë në Pisa të Italisë

Florenc Spaho, një nga deputetët më të rinj në Kuvend, i zgjedhur i Qarkut Elbasan ka tërhequr vëmendjen gjatë një takimi me diasporën në...

Arrestimi i Veliajt, Bamir Topi: Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se...

Ajola Xoxa reagon sërish: Kam dhënë shpirtin për “Harabelin”

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka komentuar dhe njëherë akuzat ndaj saj në lidhje me ‘Harabel’, që sipas saj, nuk është kompani...

Lajme të tjera

Web TV