Shpërthen Rudina Hajdari: Rama-Basha, po i shkelin syrin njëri-tjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesja e Opozitës së Re në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka shpërthyer në akuza ndaj dy forcave të mëdha politike të cilat sipas saj po tentojnë të bëjnë një reformë zgjedhore sipas interesave të tyre politike.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari u shpreh se po i bëhet bisht Reformës Zgjedhore, duke ccuar ujë sipas saj vetëm në mullirin e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë një gjë. Këshilli Politik nuk është një tryezë ku diskutohet se çfarë thanë kryetarët e Partive. Po diskutohen edhe mandatet.

E dini pse ndodh kjo? Sepse kur mundohet të diskutohet për Reformën Zgjedhore, këta i bëjnë bisht dhe i shkelin syrin njëri-tjetrin.

Këta nuk kanë asnjë lloj garancie në mënyrë që për shqiptarët të ketë një garë të ndershme mes shqiptarëve.

Unë do vazhdoj betejën time për ndryshimin e vendit. Në këtë vend nuk ka liri dhe demokraci. Unë në Shqipëri erdha për të forcuar këto dy drejtime.

U quajta tradhëtare kur shpreha mendimin tim në Parlament. Këtë betejë do ta çoj deri në fund. Le të më bashkohen të gjithë shqiptarët për të ndryshuar Sistemin Zgjedhor. Këta i kanë gjërat e tyre në rregull.

Unë kam besimin që çdo demokrat real do më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

 Momenti është tani. Të gjithë ata që kanë humbur shpresën në këtë ven, duhet të luftojnë për këtë gjë,” u shpreh Hajdari.

Të fundit

Trump kritikon Putinin pas takimit ‘historik’ me Zelenskyn në Vatikan

Donald Trump kritikoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi “potencialisht historik” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zhvilluar...

Singapori urdhëron META-n të bllokojë postimet e huaja përpara zgjedhjeve

Autoritetet e Singaporit i kanë urdhëruar Metës, pronarit të Facebook-ut, të bllokojë aksesin në postime të caktuara nga të huajt për përdoruesit e Singaporit,...

Habit Natalie Portman: Kam ndjerë praninë e një fantazme

Në intervistën e saj të re me Jenna Ortega në revistën Interview, Natalie Portman iu bë një pyetje e çuditshme, nëse ajo ka parë...

SPAK sekuestron 1152 telefona në 4 vite/ Çfarë zbulojnë kutitë e zeza të krimit?

“Telefonat personal, në 4 vite të punës së SPAK, u kthyen burimi kryesor i hetuesve në zbërthimin e mekanizmit të korrupsionit të zyrtarëve. Dosje të...

WhatsApp prezanton mbrojtjen e re të privatësisë së bisedës

WhatsApp ka lansuar zyrtarisht Advanced Chat Privacy, një “shtresë e re e mbrojtjes së privatësisë” për bisedat 1-në-1, si dhe bisedat në grup. Privatësia e...

Lajme të tjera

Web TV