Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia duke filluar nga 1 qershori do të rihapë kufijtë kufijtë për shtetasit e rajonit.
Kufijtë me Maqedoninë, Bosnjën dhe Hercegovinën , Malin e Zi dhe Shqipërinë janë mbyllur në mes të muajit mars, pasojë kjo e pandemisë së koronavirusit.
Sipas kryediplomatit serb, kufizimet për qytetarët e vendeve që janë pjesë e BE-së do të mbeten në fuqi së paku deri më 15 qershor.
Në një deklaratë për mediat serbe, ministri Daçiç u shpreh se hyrja e qytetarëve serbe në vendet e tjera varet nga rregullat e vendeve përkatëse.
Ai po ashtu tha se Serbia, që nga fillimi i pandemisë, ka riatdhesuar rreth 15,000 qytetarë të saj nga vende të ndryshme të botës.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Serbia është vendi më i prekur nga koronavirusi duke numëruar kështu mbi 10 mijë të infektuar dhe 220 viktima.
Parlamenti serb votoi javën e kaluar heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme e vendosur kjo që prej datës 15 mars.