Covid-19/ Protokolli sanitar i Bundesligës përjashton dhinë më të famshme në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhia më e famshme në Gjermani, Hennes IX, nuk do të jetë e pranishme në ndeshjet në shtëpi të skuadrës së Këlnit, ndonëse nuk kishte munguar që prej 12 vitesh.

Ky vendim është marrë pasi në bazë të protokollit higjieno-sanitar të vendosur nga  Bundesliga për të shmangur sadopak rrezikun e infektimit me koronavirus, kafshët nuk do të jenë të pranishme në stadium, raporton “Deutche Welle”.

Rikujtojmë se që prej vitit 2008 kjo do të jetë hera e parë që dhia e famshme nuk do të jetë prezente në një ndeshje shtëpiake të klubit gjerman.

Historia e maskotës së Këlnit i ka fillimet në vitin 1950, kur një cirk i dhuroi një dhi ekipit që në logon e tij ka pikërisht këtë kafshë si simbol. Ajo u pagëzua me emrin Hennes, në nder të Hennes Weisweiler, ish-lojtarit dhe trajnerit të famshëm të Këlnit.

Ndërsa deri ditën e sotme nëntë dhi kanë kryer detyrën e maskotës, për tifozët ajo kafshë është e shenjtë dhe është pagëzuar si “Mbreti i Qytetit”.

Në vitin 2015, kur sulmuesi nigerian i Këlnit, Antoni Ujah, vajti kapi nga brirët Hennesin duke festuar një gol, tifozët u nxehën aq keq saqë Ujah u detyrua të kërkonte ndjesë publikisht. Ndonëse kërkoi ndjesë për veprimin e tij në fund të sezonit Ujah mori valixhet dhe kaloi te Verder Bremen/Fjala.al/

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV