Shkencëtarët zbulojnë një virus tjetër te lakuriqët e natës, është i ngjashëm me SARS-CoV-2

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si evoluoi koronavirusi?’ është një pyetje që ka shkaktuar shumë polemika.

Deri tani studimet tregojnë se ka shumë të ngjarë që virusi që ka shkaktuar Covid-19, të ketë nisur nga lakuriqët dhe më pas të jetë transmetuar nga kafshët deri te njeri duke pësuar mutacione të njëpasnjëshme.

Një studim i ri i ka zbuluar se një virus i gjetur te lakuriqët e natës ka ngjashmëri të frikshme me virusin SARS-CoV-2 që gjendet te njerëzit. Besohet se virusi fillimisht është shfaqur te lakuriqët dhe më pas ka pësuar mutacione deri sa ka arritur te njeriu.

“Që nga zbulimi i SARS-CoV-2 ka pasur një numër sugjerimesh të pabazuara se virusi ka origjinë laboratorike”, thotë mikrobiologu i Shandong First University University Weifeng Shi.

“Në veçanti, është propozuar që futja S1 / S2 është shumë e pazakontë dhe mbase tregues i manipulimit laboratorik. Punimi ynë tregon shumë qartë që këto ngjarje ndodhin natyrshëm në jetën e egër. Kjo siguron prova të forta kundër SARS-CoV-2 se ka qenë një krijim laboratorik . “

Ky koronavirus i zbuluar te lakuriqët, i cili ekipi e ka quajtur RmYN02, u identifikua gjatë një analize të 302 mostrave nga 227 lakuriqë të mbledhur në provincën Yunnan, Kinë, përsëri në gjysmën e dytë të 2019.

Pas analizimit të viruseve të gjetura në këto mostra, ekipi ishte në gjendje të zbulojë dy gjenome pothuajse të plotë të koronavirusit – RmYN01 dhe RmYN02.

Pavarësisht nga ngjashmëritë, nuk do të thotë që RmYN02 është një paraardhës i drejtpërdrejtë i virusit që shkakton COVID-19 . Koronavirusi RmYN02 ka një ngjashmëri shumë të ulët me SARS-CoV-2, në vetëm 61.3 %.

Por gjetja e gjenomeve të reja të koronavirusit është jashtëzakonisht e dobishme nëse duam të zbulojmë se si virusi SARS-CoV-2 evoluoi në atë që është sot.

Lexo edhe :  Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

“Studimi ynë riafirmon që lakuriqët, veçanërisht ato të gjinisë Rhinolophus, janë burime natyrorë për koronavirusët dhe aktualisht janë të afërmit më të afërt të SARS-CoV-2, megjithëse kjo pamje mund të ndryshojë me rritjen e testimeve te kafshët e egra”, shkruan ekipi në studimin e tyre./Burimi: Science Alert/ Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV