Moto GP/Valentino Rosi, gjithnjë e më pranë skuadrës së “Jamaha”-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A është vulosur kalimi i Valentino Rosit tek skuadra e “Jamaha”-s, “Petronas”-i? Ende nuk mund të thuhet me siguri, pasi një pjesë e mediave ndërkombëtare e bëjnë të sigurt një gjë të tillë, ndërsa disa të tjera theksojnë se bisedimet po vazhdojnë.

Sidoqoftë, po duket gjithnjë e më tepër një realitet mundësia që Valentino Rosi, aktualisht në skuadrën zyrtare të “Jamaha”-s, do të zhvendoset tek motori i skuadrës kliente në 2021-shin, aty ku përkrah do të ketë bashkëatdhetarin e tij, Franko Morbideli.

Mullinjtë e thashethemeve nisën të punonin me mbingarkesë para dy javësh, kur i mbiquajturi “Doktori”, deklaroi se ai synon të vazhdojë të garojë në Moto GP edhe në 2021-shin dhe pasi “Jamaha” deklaroi në fillim të vitit se italiani do të gëzonte të drejtën e një motori “YZR-M1” me specifikat e skuadrës zyrtare dhe mbështetjen e plotë inxhinierike të “Jamaha”-s nëse ai vendos të vazhdojë. Rrjedhimisht, sytë e të gjithëve u përqendruan në vendin që do të lihet bosh kur Fabio Kuartararo të kalojë tek skuadra zyrtare e “Jamaha”-s.

Tanimë, edhe mediat janë disi konfuze, me disa prej tyre që pretendojnë se një marrëveshje është arritur e me të tjera që besojnë se bisedimet me 9 herë kampionin e botës dhe skuadrën kliente të “Jamaha”-s, pritet të fillojnë gjatë kësaj jave.

Raportohet gjithashtu që bisedimet kanë hasur në një pikë të diskutueshme, siç pretendon prestigjiozja sportive italiane, “La Gazzetta Dello Sport”, sepse Rosi dëshiron të sjellë me vete gjithë skuadrën e mekanikëve që e kanë shoqëruar gjatë shumicës së karrierës së tij në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP.

Në krahun tjetër, kreu i “Petronas Jamaha SRT”, Razlan Razali, nuk ka dëshirë të bëjë ndryshime tërësore në personelin e skuadrës së tij. Por një gjë është, sidoqoftë, e sigurt, që një marrëveshje midis dy palëve po i afrohet gjithnjë e më tepër bërjes realitet.

Lexo edhe :  Diaspora shpreh shqetësim për skadimin e dokumenteve, thirrje për ndërhyrjen e qeverisë

Një tjetër gjë që tanimë ka gjasa të realizohet, është që Rosi të shoqërohet në garazhin e “Petronas Jamaha”-s nga piloti i Akademisë “VR46”, Franko Morbideli, pasi Razali e ka bërë të qartë sesa e rëndësishme ishte për skuadrën që të vazhdonte ta kishte të vetin italianin 25-vjeçar edhe për 2021-shin.

Të fundit

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Jep dorëheqjen kancelari austriak Karl Nehammer

Kryetari i Partisë Popullore të Austrisë (OVP) dhe kancelari, Karl Nehammer njoftoi se negociatat për koalicion mes partisë që drejton dhe asaj Social Demokrate...

Si të lehtësoni dhimbjen e kokës pas nje nate jashtë

Le ta pranojmë, pushimet dhe ndryshimi i stinës shpesh nënkuptojnë argëtim, vallëzim, pije dhe sigurisht një natë jashtë. Dhe pas një nate të tillë, mëngjesi...

Qeveria plan kombëtar për kufizimin e makinave disa ditë të javës

Qeveria po shqyrton një plan kombëtar për kufizimin e lëvizjes me makina në disa ditë të javës. Plani synon të përafrojë Shqipërinë me politikat e...

Lajme të tjera

Web TV