Stina e dimrit ndikon pozitivisht në organizëm, ja arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur flasim për dimrin përjetimet dhe mendimet mund të jenë të ndryshme. Ka persona që stinën e ftohtë e pëlqejnë dhe ka të tjerë që nuk e preferojnë aspak. Përtej preferencave, dimri njihet si stina ku viruse të ndryshme gripale prekin organizmin për shkak të motit të ftohtë. Pyetjes se, nëse kjo periudhë e vitit i bën mirë trupit i përgjigjen e ekspertët.

I ftohti dhe truri

Nëse e keni pyetur veten a është i ftohti mirë për shëndetin e trurit tuaj, përgjigja është po. Ekspertët thonë se, truri funksionon më mirë dhe më shpejt kur ndodhet në një ambient të ftohtë të, në krahasim me të nxehtin. Kështu që shëtitjet herë pas here jashtë ambienteve të mbyllura gjatë dimrit janë rifreskuese për trurin.

Djeg kaloritë

Gjatë periudhave të të ftohtit trupi harxhon më shumë energji për të mbajtur një temperaturë të balancuar trupi. Për këtë arsye ju ndihmon që të digjni më shumë kalori e të dobësoheni.

Largon alergjitë

Nëse keni alergji nga mjedisi i jashtëm, gjatë dimrit nuk keni pse të shqetësoheni. Polenet, lulet apo pemët gjatë dimrit nuk janë aspak prezente, ndaj ju mund të dilni e të shëtisni të qetë kudo që dëshironi.

Kundër inflamacionit

Nëse vuani nga fryrja e kyçeve, duarve apo e këmbëve, gjatë dimrit ky problem do të jetë më pak i pranishëm. Kjo sepse temperaturat e ftohta e ndihmojnë organizmin që të qetësojë zonat ku po zhvillohet inflamacionit.

Flini më mirë

Temperatura e trupit është më e ulët gjatë kohës kur flini gjumë. Gjatë verës procesi i uljes së temperaturës për të siguruar gjumë të mirë zgjat rreth dy orë, ndërsa në dimër kryhet shumë më shpejt.

Lexo edhe :  Ndërsa protestat kundër turizmit rriten në Evropë, kemi nevojë për një rishikim

I bën mirë lëkurës

Moti i ftohtë i bën mirë lëkurës sipas ekspertëve. Temperaturat e ftohta ngushtojnë enët e gjakut që kalojnë në lëkurë dhe funksionojnë si një tonik natyral. Sigurisht bëhet fjalë për temperatura të ftohta normale dhe jo për periudha të acarta të papërballueshme për trupin e njeriut.

 

 

Të fundit

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të...

“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia. “Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse...

Sulmi iranian mbi Katar, SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në...

“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë kërdinë në Këshillin e Europës, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë me ligjëratën e saj patetike referuar...

Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj Iranit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, Rexhep Tajip Erdogan theksoi...

Lajme të tjera

Web TV