Trafikonin klandestinë dhe u premtonin Evropën, 4 të arrestuar, mes tyre dhe të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Backlash”, ka vënë në pranga dy shqiptarë dhe dy të huaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrant klandestinë.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes, u vunë në pranga K. D., 32 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë; A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë; E. E., 22 vjeç, me shtetësi dhe kombësi siriane dhe A. I., 25 vjeç, me shtetësi dhe kombësi marokene.

Katër të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, bënin transportimin e emigrantëve klandestinë të kombësisë siriane ose kombësive të tjera (marokene, afgane, irakene) nga zona e Korçës në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për ti sjellë në Tiranë.

Më tej pasi sistemoheshin fillimisht në dhoma me qira apo hotele në zonën e Laprakës, transportoheshin me automjete private drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Shtetasit E. E. dhe A. I. dyshohet se kishin rolin e organizatorit në këtë skemë trafikimi, duke u koordinuar me persona të tjerë të kombësisë siriane në Greqi dhe Siri, ku nëpërmjet aplikacioneve “Whatsapp”, “Messenger” etj, bënin koordinimin e lëvizjes së emigrantëve nga Greqia për në Shqipëri, duke angazhuar shtetasit shqiptar të arrestuar në këtë skemë, të cilët luanin rolin e transportuesit, përkthyesit dhe të personave që shpesh tërhiqnin paratë që transferoheshin nëpërmjet agjencive te transfertave monetare.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, tre shtetas turq.

Hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit, kryer në bashkëpunim”.

Të fundit

Atentat me armë zjarri, ekzekutohet një 25-vjeçar në Durrës

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Durrës. Mësohet se është vrarë në një atentat me...

“Eksperti” Manja udhëzon SPAK-un sesi duhet të hetojë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i parashtroi SPAK-ut tetë “udhëzime” të qeverisë sesi duhet të hetojë, vendosë për masat e sigurisë dhe zbusë dënimet...

Horoskopi i ditës së martë, 20 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Në këto 24 orë do të keni një qiell të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një vullnet të madh për të vepruar:...

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve për marsin tregojnë për një...

Lajme të tjera

Web TV