“Të vegjlit e mi” nga Ylli Pango, një perlë që përcjell dashurinë njerëzore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkruar nga Ardian Goci / Kam lexuar shume libra (gjithsej 18 të botuar), shkrime te Ylli Pangos, edhe para se te njiheshim, por sidomos pas njohjes se hershme, prej me shume se 20 vitesh. Te them te drejtën, shumë prej tyre më është dashur ti rikthehem pasi edhe pse profesor Ylli e ka merak të madh që të jetë sa më i asimilueshëm. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse psikologjia është arma e tij më e fuqishme.

Por unë këtu dua të ndalem në librin e sapo dalë në qarkullim,”Të vegjit e mi” që ashtu siç e ka quajtur vetë autori, është një rrëfenjë për të vegjël e për të rritur. E më shumë se kaq.

Që në fillim të librit, ti gjëndesh në botën e familjes së vogël, në jetën e tij, në shtëpinë e Yllit. Ti pa kuptuar zë vënd në një cep të shtëpisë dhe përjeton të gjitha emocionet që të serviren në mënyrën më të drejtpërdrejtë nga rrëfyesi. Dashuria mes tre njerezve, nënë, bir e atë, është kaq e bukur dhe e natyrshme saqë rrëzon çdo barrierë moshe, vendesh te ndryshme nga vinë apo paragjykimesh. Është dy herë e bukur, një herë se është vërtet një dashuri e pastër dhe herën e dytë sepse është përshkruar kaq bukur, dhe kaq qartë sa që ti nga cepi ku të ka rezervuar autori në shtëpinë e tij arrin ta prekësh këtë dashuri.
Ardhja e fëmijës aq te dëshiruar Daniel, (Danja në libër)peripecite e kaluara por edhe gezimet, janë përshkruar me tone të forta emociomale. Krahas analizave psikologjike, që sigurisht janë arma më e fuqishme e profesorit, shikojmë anën humane, atë “zbutjen” e lartësimin që i jep shpirtit njerëzor dashuria për njeriun!

Lexo edhe :  Opozita është moral

Kur lexon librin, kupton se të gjitha angazhimet e tjera kalojnë në plan të dytë përpara këtyre përjetimeve. Por jo rastësisht, një burrë i moshës së tretë, gjysh dhe baba i ri njëkohesisht, po edhe bashkëshort në moshën e babait, mund t’ja dilte mbanë jetës duke i kryer të gjitha rolet.
Vetëm temperamenti, karakteri, fiziku inteligjeca e një njeriu si Ylli mund t’ja arrinte të kapërxente mbi moshën. Është dashuria njerëzore por është edhe pak genetike, për mendimin tim. Për mua që njoh nga afër pjestarë të familjes Pango, e di çfar kapacitetesh janë. Prandaj nuk u habita dhe aq për cilësitë e Danjës së vogël që ka mësuar kaq gjëra në moshë aq të vogël.

Pa bërë nje recension të mirëfilltë, që mund ta bëja me shumë kënaqësi, dua të shtoj që në këtë vorbull paçavuresh që na serviren, ky libër është pa dyshim një perlë për nga ajo që na përcjell: Dashuria njerëzore!

Faleminderit profesor që ndave me ne atë dashuri që e ka bërë jetën tënde kaq të bukur! m.p.

Të fundit

Horoskopi ditor, 5 Qershor 2025

Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here...

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të fuqishme të OpenAI, kanë demonstruar...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Lajme të tjera

Web TV