Sot Dita Ndërkombëtare e Familjes/Sociologu Tushi: Të moshuarit i vret braktisja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

15 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Familjes. Duke iu referuar kësaj date, sociologu Gëzim Tushi theksoi se kalimi nga familja tradicionale tek ajo moderne ka qenë i vështirë me nuanca patriakale dhe jo e demokratizuar.

“Familja shqiptare ka qenë në dekada me nuanca patriakale dhe jo e demokratizuar. Ka pasur probleme të brendshme, e këto e karakterizojnë tipologjinë e familjes. Procesi shoqërohet me turbulenca. Familja tradicionale anatemohet dhe shihet vetëm ana e errët e saj.”-shprehet Tushi për News 24 duke shtuar se modeli tradicional ka pasur plot gjëra arkaike e të papranueshme, por edhe shumë vlera si humanizmi apo respektimi i brezave.

Pyetjes nëse është më mirë të jetohet bashkë me prindërit në një shtëpi, Tushi iu përgjigj duke thënë se kalimi drejt familjes bërthamë, është progresiv pasi lehtëson presionin e jetës sot.

“Lëvizin sipas tregut të punës. Nomadizmi kërkon që struktura e familjes të jetë sa më e vogël.”-sqaron ai duke theksuar se të moshuarit kanë nevojë për kujdes dhe jetesë me dinjitet.

Ai ngriti shqetësimin se braktisja a vetmia për të moshuarit është e rëndë, i vret ata. Tushi tha se duhet të ruhet kordoni emocional me nipërit e mbesat pasi kjo lidhje është shumë e fortë dhe se të moshuarit kanë të drejtë të jetojnë në familjen biologjike dhe të largohen me dinjitet nga kjo jetë.

Duke iu referuar koronavirusit, sociologu Tushi tha se pandemia i afroi njerëzit më shumë në familje duke i bërë bashkëshortët të shohin njëri-tjetrin si partnerë në jetë dhe prindërit të kenë më shumë kohë për të qenë me fëmijët, sikurse nuk përjashtoi edhe konflikte të shfaqura për shkak të mosmarrëveshjeve të cilat kanë degjeneruar deri në dhunë.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV