Virologu italian: Duhet të përgatitemi për më të keqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fabrizio Pregliasco, ekspert në Universitetin e Milanos dhe drejtor mjekësor i IRCCS është shprehur se koronaviursi Covid-19 ka paraqitur karakteristika që nuk i ka parë kurrë më parë te viruset e tjerë dhe ai beson se Covid mund të mos largohet të paktën për një ose dy vjet, por do të jetë më pak agresiv.

Teksa ka folur për emisionin “Di Martedi”, Pregliasco është shprehur se të gjithë duhet të përgatiten për më të keqen në valët e mëtejshme të koronavirusit.

“Shpresojmë që ky virus do këtë më vonë efekte më të buta te njerëzit. Ndoshta ai do të ndryshojë. Këto lloj virusesh kanë tendencë të bëhen më ‘të butë’, më shpërhapës por edhe me më pak ndërlikime. Ky virus po na shqetëson vërtet. Ai ka tipare që nuk i kemi parë, krahasuar me vitet e tjera, në krahasim me mënyrën se si përhapet. Në veçanti te asimptomatikët dhe me shumë prej tyre.

Kam frikë se ky virus do të jetë me në për një apo dy vjet. Duhet të përgatitemi për skenarin më të keq, përkatësisht atë të pandemive të së kaluarës. Me valë të mëtejshme shpërthimesh. Duhet të përgatitemi për më të keqen por edhe me shpresën dhe hipotezën se koronavirusi do të jetë më paqësor dhe më i menaxhueshëm”.

Të fundit

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lajme të tjera

Web TV