Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit i japin Partisë Socialiste një epërsi të dukshme në qarkun e Vlorës, me 8 mandate të fituara, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 4 mandate, të cilat i përkasin listës së mbyllur.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani nga lista e hapur e PS-së janë në avantazh për t’u ulur në Kuvend, katër kanidatë të cilët janë: Vasil Llajo, Ardit Bido, Damian Gjiknuri dhe Vullnet Sinaj. Ndërkohë, jashtë mbetet kandidatja rome Ina Majko, për të cilën më herët kryeministri Rama premtoi se nëse nuk do të arrinte të dilte deputete atëhere ka rezervuar një postim ministror në kabinetin e tij qeveritar.
Në anën tjetër, Partia Demokratike nuk ka arritur të sigurojë asnjë vend në Kuvend për kandidatët që në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Vlorës garuan në listë të hapur. Një nga kandidatët të cilët u la jashtë është dhe Petraq Gjikuria, kandidati i të djathtëve në zgjedhjet e vitit të kaluar për Bashkinë e Himarës.
*Vlen të theksohet se ky rezultat për kanidatët është deri më tani kur janë numëruar 113 kuti nga 449 në total./e.s
