Me duartrokitje dhe trëndafila të bardhë, përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes duartrokitjesh dhe trëndafilash të bardhë që u hodhën në arkëmortin e tij nga familjarë dhe miq, u përcollpër në banesën e fundit, Artan Lame.

Lame ndërroi jetë pak ditë më parë në Mynih të Gjermanisë ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër. Kujtojmë që në vitin 2016 Artan Lame i mbijetoi një ataku kardiak. Ish-kreu i ALUIZNI-t ndau me të gjithë momentin e tij më të keq të jetës, por edhe të familjes së tij duke e konsideruar të gjithë këtë përvojë sfiduese me shëndetin si “kthim në jetë”.

Ai drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, duke qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste.

 

 

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

Ai la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

9 vjet më parë i mbijetoi infarktit
Rreth 9 vite më parë, Artan Lame, atëherë drejtues i Kadastrës i mbijetoi një ataku kardiak. Pas rekuperimit e cila i mori një kohë të gjatë, Lame shkroi një postim në rrjetet sociale duke rrëfyer atë përvojë delikate me shëndetin.

Ja çfarë shkroi Artan Lame (Postim i vitit 2017, 1 vit pas atakut kardiak)

“Kthim! Miq, Sot mbush vitin që prej ditës kur vendosa të qëndroj ende këtu, në këtë pjesëz tokësore të Pafundësisë. Në këto 365 ditë, ende s’i kam dhënë dot përgjigje pyetjes në dukje shumë të thjeshtë: I kujt qe vullneti që të kthehesha sërisht?

Lexo edhe :  Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, zbardhet agjenda

Ndoshta Universi është organizuar në një të atillë mënyrë, që ca pyetjeve të mos mundemi kurrë t’u japim udhë. Dhe përmes këtij mundimi drejt njohjes, kalon edhe e gjithë përpjekja për të mirën. Shumë nga gjërat që premtova t’i bëj që atëhere, ndoshta nuk i kam bërë, paçka se e kisha shpirtin të zhveshur në eter.

Por zemra e mishtë që përleshej mes bisturish të çelikta, më bën sot t’ju kujtoj të gjithëve se sa i hollë është tehu që ndan atë se ku do jemi, këtej apo andej. Eshtë aq i hollë, sa nuk ja vlen ta mprehim edhe më tej atë me pakujdesitë tona të zhurmës së përditshme. I thashë, më tha, s’i flas, do t’i bëj këtë, i keqi, do ta zhduk, ja ngeca, do ta marr, se jap, t’ia marrim, ta prishim, s’dua, se bëj, s’ma bën, e plot e plot të tjera ankthe, me të cepat e theptë të të cilëve gërricim ditët tona. Jua thotë këtë dikush që e pa atë teh, e jo veç e pa, por edhe e ndjeu në mish të vet.

Ky vit që shkoi, më ka bindur edhe më tej në dobinë e dhënies. Universi është shumë i pafund për të patur kohë ta marrim të gjithin brenda vetes, edhe në qofshim aq të pangour. Ndaj e vetmja mënyrë për të marrë diçka më shumë, është të japim. E kam thënë, s’ka rëndësi çfarë: panem, amor, vitam… Dhe se fundi, sa herë bëni dicka, bëjeni me shpirt dhe ndjejeni deri në shpirt, sepse ç’do herë mund të jetë e fundit”./e.t

Të fundit

Elon Musk largohet nga administrata Trump, ja arsyeja

Miliarderi dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, po largohet nga administrata Trump pasi drejtoi një fushatë të ashpër për...

Erjon Zaloshnja: Eni Çobani s`më la të mbaroja juridikun, më dogji diplomën

I ftuar në podkastin “Klo’s Friends”, me gazetaren Klotilda Harka, Erjon Zaloshnja befasoi me pohimin se Eni Çobani i ka djegur diplomën. Ai tregoi...

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, zbardhet agjenda

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë pune në Aachen të Gjermanisë. Shefi i ekzekutivit do të marrë pjesë në punimet e ...

Gjykata amerikane “shuplakë” Trumpit: Shpalli tarifa në kalim të kompetencave

Një gjykatë federale amerikane ka bllokuar tarifat e shpallura nga presidenti Donald Trump, duke i cilësuar ato si tejkalim të kompetencave të tij. Gjykata e...

Braçe: “Pse duhet të jetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë? Duhet të jetë në…”

ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin...

Lajme të tjera

Web TV