Shembja e Teatrit/Ylli Manjani: Nëse bëhemi bashkë na hanë m…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka shpjeguar sipas Kushtetutës nuk është e ndaluar tubimi gjatë kohës së fatkeqësisë natyrore.

Krahas shkrimit, Manjani ka publikuar foto të nenit 47, për të cilin thotë se nuk futet te ato liri që kufizohen.

Postimi i plotë i  Ylli Manjanit:

Liria për t’u tubuar në shesh e vende publike NUK KUFIZOHET, aq më pak TË NDALOHET!!!!!!!

Janë dy nene të Kushtetutës së Republikës. Neni 175.2 e përcakton qartë se cilat liri e të drejta kufizohen në kohë fatkeqsie natyrore. Liria për t’u tubuar (neni 47) nuk futet tek ato liri që kufizohen. Aq më pak të hiqen fare!!!!

Ata policë, prokurorë apo gjykatës që braktisin Kushtetutën sepse kështu urdhëron qeveria, janë në shkelje të rëndë!

Duhet ti kenë mirë vath në vesh këto dy nene. Dikush do tua lexojë një ditë, por do jetë vonë…

Nuk po flas këtu për ata banditë që rrahin e dhunojnë kë u del para! Ata po konsumojnë krim të rëndë kundër njeriut!

Nga ana tjetër, opozitën politike dhe çdo shtetar apo qytetar i përgjegjshëm, nuk e ndalon askush të jetë korrekte me Kushtetutën e Republikës.

Natyrisht, pa armë,pa dhunë me maska, në distancë sociale. Plotësisht dakort. Por jo fare, sepse kështu urdhëron Surreli, apo se kështu gëzohet Brukseli!

Nuk mundet që një rrjesht në një VKM të na heqë lirinë politike!

Pseudo pandemia, ku prej një muaji nuk ka asnjë person të vdekur (nuk po
vdesin as ata që kanë rradhën), është një justifikim i shëmtuar që terrorizon njerëzit pa të drejtë!

Në Itali ende vdesin 100 njerëz në ditë, por vendi po lëviz. Po heqin dhe kufinjtë. Në Berlin, Münich, Paris etj po protestohet, megjithse qeveritë atje janë vite drite larg nesh…

Lexo edhe :  Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg

Detyra e parë e opozitës politike është të çlirojë njerëzit nga kafazi pseudosanitar. Detyra tjetër është të përgatisë vendin për zgjedhje.

Të tjerat janë të zgjidhshme…

Nëse protestojmë veç e veç, do na mundin! Nëse bëhemi bashkë na hanë m…!

Liria për t'u tubuar në shesh e vende publike NUK KUFIZOHET, aq më pak TË NDALOHET!!!!!!!Janë dy nene të Kushtetutës…

Gepostet von Ylli Manjani am Sonntag, 17. Mai 2020

Të fundit

Italia rifillon në Janar transferimin e emigrantëve në Shqipëri

Italia rifillon në janar transferimin e emigrantëve në Shqipëri. Giorgia Meloni, deklaroi se me vendimin e marrë më 19 dhjetor...

Rama publikon pamjet: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë, rilind me një ndërtesë të re

Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë do të ketë një ndërtesë të re. Kryeministri Edi Rama me një postim në faqen zyrtare “Facebook”, u shpreh...

Seanca në GJKKO për “Sterilizimin”, biznesmeni Ilir Rrapaj humb ndjenjat në sallë

Këtë të hënë, po zhvillohet seanca në GJKKO për Sterilizimin. Mësohet iznesmeni Ilir Rrapaj, ka humbur ndjenjat në sallë.

Kompanitë e makinave, Honda dhe Nissan njoftojnë planet për t’u bashkuar

Kompanitë Honda dhe Nissan njoftojnë planet për t'u bashkuar pasi gjigantët japonezë të makinave luftojnë për t'u përballur me rivalët në automjetet elektrike. Sipas mediave...

Pyetja e Adit

Edison Ypi Pyetja duhet të jetë sa më e shkurtër. Pyetja më e gjatë se tre fjali, s'është pyetje, është pjerdhje. Që pyetja duhet më e shkurtër...

Lajme të tjera

Web TV