Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur do të zhvillohen votimet në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale.

“Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Caktimi i kësaj date, sipas Presidencës, synon që të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe institucionet e tjera relevante, “me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor”.

Osmani u ka bërë thirrje subjekteve politike, organizatave dhe shoqërisë civile që t’i qasen “me përgjegjësi të plotë në funksion të garantimit të një procesi gjithëpërfshirës, të rregullt dhe të drejtë”.

Më 4 qershor, Osmani ishte takuar me përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar rreth datës për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. Në takim nuk kishin marrë pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Gjatë këtij takimi ishin përmendur datat 5, 12 dhe 19 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e fundit lokale, Kosova i ka mbajtur në tetor të vitit 2021.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte fituar në më së shumti komuna, pasur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës./e.t

Të fundit

Miliona euro dëm shtetit/Gjykata e Fierit vendos për të arrestuarit e kompanisë “Bankers”

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, të...

26 vjeçe në Kuvend/ Zegjine Çaushi ‘u mbyll gojën” kritikëve: Kam boll kohë për të mësuar

Kandidatja socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka bërë reagimin e parë pasi rimori mandatin e deputetes. Maldrita Bardho u zgjodh deputete nga rinumërimi në Qarkun...

“Nuk ka më toka të Xanuna”, Rama i lë afat Vlorës 48 orë, Dredha në aksion

Lirimi i hapësirave publike është marrë seriozisht nga Kryeministri Rama, i cili paralajmëron shkelësit në kryeqytet për ndjekje penale dhe gjoba. Si shembull kryeministri...

Përmbytjet në Teksas, konfirmohen 24 viktima, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm...

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e lëvizjes me viza britanike dhe...

Lajme të tjera

Web TV